New York, “Amnistia” premierë në MOMA

New York, “Amnistia” premierë në MOMA
Filmi “Amnistia” tërhoqi vëmendjen e publikut amerikan pas shfaqjes së dy ditëve më parë në MOMA (Muzeu i Artit Modern) në New York dhe pritet të rishfaqet në datën 20 janar sërish në të njëjtat mjedise. Siç shkruajnë mediat amerikane, filmi premierë në MOMA sjell imazhet e një kulturë tipike ballkanase me një kast aktorësh të rinj, por të talentuar. Pasi fitoi çmim në Berlinale dhe 3 të tjera nga juri ndërkombëtare, filmi është zgjedhur si kandidatura e Shqipërise për çmimet Oscar. Filmi me regji dhe skenar të Bujar Alimanit ka si protagonistë aktorët Luli Bitri, Karafil Shena, Todi Llupi, Mirela Naska, Omer Hamitaj, Orest Arapaj, një produksion i Qendrës Kombëtare Kinematografike me partnerë Greqinë dhe Francën.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja