Presidenti Nishani nderohet me Medaljen “Raoul Wallenberg” në Nju Jork gjatë ceremonisë së shfaqjes së filmit “Besa-the promise”. Sipas zyrës së shtypit të presidencës gjatë kësaj ceremonie në shenjë mirënjohjeje për shqiptarët e guximshëm të të gjitha shtresave kreu i shtetit shqiptar është nderuar me këtë medalje.
Nishani në këtë aktivitet ka qenë i shoqëruar nga shumë figurave të njohura politikanësh shqiptarë e të huaj ku në fjalën e tij shprehu mirënjohjen për këtë nderim:
“Ky vlerësim më jepet dhe po e pranoj në emër të të gjithë popullit shqiptar, në emër të gjithë atyre “Njerëzve të Drejtë mes Kombesh” shqiptarë si një meritë dhe njohje e shpirtit të tyre fisnik në mbrojtje të vlerave dhe jetës njerëzore, e cila është gjëja më shtrenjtë në botë, pavarësisht nëse i përket një hebreu, myslimani apo të krishteri”!
Presidenti theksoi dhe rëndësinë që iu dha Shqipëria hebrejnjëve duke shpëtuar me qindra mijëra jetë me anë të diplomatëve të vet nëpër botë, të cilët u dhanë viza hebrenjve në arrati.
“Shtëpia e shqiptari është e Zotit dhe e mikut” Rruzulli ku jetojmë sot është e mbushur me sfida e me rreziqe të panumërta, prandaj qëllimi ynë i përbashkët është që të ndërtojmë një realitet e botë sa më të mirë, për vete dhe për fëmijët tanë e brezat që do të vijnë, sepse kjo është përgjegjësia jonë parësore, sidomos e krerëve të shteteve, qeverive dhe drejtuesve të organizatave të ndryshme politike dhe shoqërore”-tha Nishani
Filmi “BESA”- “The promise” është produksion i Norman Gershman, autor i ekspozitës Besa :A Code of Honor me shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit.
Ndërkohë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani po zhvillon një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Redaksia Online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com