PRISHTINË, 4 Dhjetor/ATSH/.- Gjatë vizitës së tij në New York, kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Sipas KosovaPress, njoftimin për këtë takim e ka dhënë vetë Hashim Thaçi, përmes publikimit në rrjetin social Facebook.
Thaçi tregon se gjatë takimit me Vuçiç është diskutuar për vazhdimin e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes, siç e konsideron ai, për paqe dhe stabilitet në rajon.
Thaçi thotë se Kosova mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj projektit të integrimit në BE dhe dialogut me fqinjët./m.m/











