New York Times, pikëpyetje për
Kadarenë pse s’ka fituar Nobelin

New York Times, pikëpyetje për<br />Kadarenë pse s’ka fituar Nobelin<br>
Gazeta e njohur amerikane Neë York Times i ka kushtuar një shkrim shkrimtarit Ismail Kadare. Kritikja e letërsisë Cynthia Haven ngre pikëpyetje se pse shkrimtari i njohur shqiptar nuk shpallet fitues i çmimit Nobel për letërsinë.

Lexuesit e Ismail Kadaresë habiten çdo vit kur komiteti i çmimeve të Nobelit shpallin fituesin. Shkrimtari më i madh shqiptar fitues i çmimit Man Booker International, Çmimit të Jeruzalemit dhe shumë çmimeve e nderimeve të tjera tashmë është 82 vjeç.

Kështu e nis shkrimin e saj në gazetën amerikane New York Times kritikja e letërsisë Cynthia Haven. “Vajza në ekzil” dhe “E penguara” janë dy romanet që ajo i ka kushtuar një analizë të detajuar në prestigjozen amerikane. Romani “Vajza në ekzil” botuar në shqip në vitin 2009 mund të rindezë shpresat për një vlerësim tjetër-shkruan autorja.

“E penguara” është një roman ku flitet për nostalgjinë e Tiranës. “Kafe Flora”, kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit Skënderbe”, kopshtet e Akademisë, në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna parkun përballë hotel “Dajtit”. Sipas autores kjo vepër merr përmasa të gjera dramatike në brendinë e vet, si një strukturë që ngrihet mbi vetë zhanrin e dramës artistike dhe mbi vetë dramën reale që zhvillohet para syve të njeriut gjatë regjimit totalitar.

Kritikja Haven vlerëson se gjuha shqipe është bërë ndërkombëtare përmes librave të Kadaresë.

“Kadare i ka komentuar prirjet unike të gjuhës amtare të tij në marrëdhënie me greqishten klasike dhe ai vet në të kaluarën ka përdorur alegoritë dhe mitet e antikitetit për të fshehur kuptimin dhe për të shmangur censurën. Lexuesit perëndimorë mund t'i gjejnë këto aluzione frustruese indirekt, por Kadare është mësuar t’ia arrijë qëllimit të shprehjes së asaj që shkruan në mënyrë të padukshme, madje ai e ka bërë këtë edhe në epokën post-totalitare ku lejohet liria e shprehjes”, shkruan Haven.

Kritikja amerikane përmend si shembuj legjendat rreth Orfeut, ku në tregimin e Kadaresë, zbulohen në thelb një grumbull burokratësh në Olimp. Autorja e shkrimit pohon se Kadare bën lidhje paralele të antikiteit me aktualitein në veprat e tij.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi