NEW YORK - Gjithçka nisi ditën e Krishtlindjeve, kur dy nga fëmijët më të mëdhenj të familjes Shyba, Jack dhe Zoe, takuan Babgjyshin në New York dhe i kërkuan atij si dhuratë një qenush. Në atë kohë familja Shyba jetonte në një apartament në New York, çka nuk ua mundësonte dot edhe mbajtjen e një kafshe shtëpiake.

Megjithatë kur ndërruan shtëpi, në një zonë periferike jashtë qytetit, familja filloi të vizitonte strehimore për të gjetur qenushin e duhur për ta. Pas disa javë kërkimesh nëpër strehimoret lokale, ata më në fund gjetën qenushin Theo, me të cilin u dashuruan menjëherë. Qenushi hyri shpejt në zemrat e familjes Shyba, që nga momenti që u bë pjesë e shtëpisë dhe familjes së tij më të re.

Madje, 3 ditë pasi kishte ardhur në shtëpinë e familjes Shyba, ai iu bashkua gjumit të përditshëm të fëmijës më të vogël të familjes, Beau. E ëma e Beau, e mrekulluar nga dashuria që rrezatonin që të dy kur flinin vendosi tu bëjë foto dhe ta shpërndajë në.

Sot, pas dy muajsh, që të dy vazhdojnë të flenë së bashku në gjumin e tyre të pasdites, ndërsa e ëma, nuk ngurron çdo ditë të ndajë fotot e saj në Instagram me 300 mijë ndjekësit, të cilët i mrekullon dashuria e Theo dhe Beau. 

djali dhe qeni
(Në foto: Vogëlushi dhe qenushi 2 muaj më parë (majtas) dhe pas dy muajsh (djathtas)

vogelushi dhe qeni

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)