Rafa Benitez nuk do të jetë trajner i Newcastle për sezonin e ardhshëm. Trajneri spanjoll dhe klubi anglez kanë ndërprerë bashkpunimin pas 3 vitesh. Ka qenë Neëcastle që ka zyrtarizuar lajmin në rrjetet sociale duke shkruar: “Me keqardhje iu njoftojmë se trajneri ynë Rafa benitez do të largohet nga klubi pasi t’i përfundojë kontrata, me 30 qershor të 2019.”
Ndërkohë sipas raportimeve që vijnë nga mediat Benitez pritet ta vazhdojë karrierën në Kinë dhe jo në Europë. Të interesuar për ish-trajnerin e Real Madrid, Liverpool, Inter, Napoli dhe disa skuadrave të tjera, është e interesuar Dalian Yifang, aty ku Benitez do të gjente një ish-lojtar të tij si Marek Hamsik.