Nexhmie Pagarusha: E kam pasur 
të shenjtë në jetën time

Nexhmie Pagarusha: E kam pasur <br />të shenjtë në jetën time
TIRANE-Këngëtarja e madhe nga Prishtina,  Nexhmie Pagarusha është shprehur në linjë telefonike për “A1 Report” se ndjehet shumë e tronditur dhe nuk mund të flasë për humbjen e Vaçe Zelës.

“Jam shumë e tronditur, nuk po mundem të flas. Nuk di ç’të them me fjalë se çka qenë ajo në shpirtin tim, në jetën time. Si këngëtare për mua ka qenë diçka krejt tjetër. Nuk di ç’të them. Nuk mund të flas më”, shprehet këngëtarja Pagarusha, e cila vijon se e ka pasur më të shenjtën në jetën e vet.

“E kam pasur më të shenjtën në jetën time atë. Kam pasur shumë takime me të, megjithëse largësia na ka ndërprerë.  Ngushëllime gjithë Shqipërisë, gjithë shqiptarëve”, ka thënë mes lotëve Pagarusha.

“Kam pasur kontakte me të. Fola me telefon kur ka qenë 4 muaj në spital. Më thanë është më mirë, e tani mora lajmin tjetër. Më lini se nuk mundem të flas më”, e ka mbyllur bisedën e emocionuar këngëtarja Pagarusha.
 
​(Redaksia Online
b.g/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane