Nexhmije Hoxha rrëfen prapaskenat dhe çfarë ndodhi me nuset brenda familjes në Bllok

Nexhmije Hoxha rrëfen prapaskenat dhe çfarë ndodhi me nuset brenda familjes në Bllok

Nexhmije Hoxha

Unë dhe Lenka u gëzuam shumë që, më në fund, po transferoheshim në një burg, ku jo vetëm do të ishim mes grash, por, më shumë, sepse do të ishim në Tiranë, afër familjarëve tanë. Gardiania Tone ma kishte përshkruar bukur burgun e grave, mё kishte thёnё se aty tё burgosurat rrinё bashkё, bisedojnё me kё duan, kanё njё oborr tё madh tё zbukuruar me lule, nё kohё tё mirё rrinё jashtё sa tё duan, bёjnё punё dore dhe, ajo qё ishte mё e rёndёsishmja pёr mua, aty lejonin libra dhe kishe mundёsi tё shkruaje pa asnjё pengesё.

Me këto mendime, e lamë pas Bënçën dhe tërë rrugës të dyja ndiheshim në humor të mirë, sepse po shkonim në Tiranë. Çdo shkundje të makinës e kalonim me të qeshura. Lenka kishte marrë me vete disa pjepra, që i kishte vënë nën stolin, ku ishim ulur, dhe ata rrokulliseshin herë në njërën anë të makinës e herë në tjetrën, sikur kërcenin… Nga kjo skenë na kapnin të qeshurat.

Më në fund, pas njё udhëtimi tё gjatё dhe tё lodhshëm pёr moshёn time, me njё furgon tё vjetёr policie, arritëm në Tiranë. Sa u futëm në burgun e grave, pamë kaushin e gjatë dhe dhomat e tjera të burgut, të gjitha në krahun e djathtë, me një oborr të mirë përpara. Pastaj na futën të dyja në një dhomë, që kishte dy krevate marinari. Aty ndenjëm disa muaj. Fjetëm të dyja në krevatet e poshtme, kurse lart vunë dy të burgosura të tjera. Njëra prej tyre na tha: “Mua më kanë vënë t’ju spiunoj, ngaqë keni qenë anëtare të Byrosë Politike”.

Një komandant i policëve na njoftoi për rregulloren e këtij burgu, çfarë na lejohej e çfarë na ndalohej dhe dënohej rreptësisht. Na vuri në dijeni edhe për orarin e çdo veprimtarie të ditës.

Atë mbrëmje ne nuk dolëm as për darkë, ngaqë ishim të lodhura nga rruga. Hëngrëm ato që kishim me vete, por nuk na lanë thikë për të prerë pjeprin. Megjithatë, bëmë si bëmë dhe e shijuam…

Të nesërmen u njohëm me të burgosurat. U kënaqa shumё, se ato, kur mё panё, u gёzuan mjaft. Tё qeshura, ato mё rrethuan menjёherё… Pёr to, siç u shpreh njëra, isha “eveniment”. Filluan menjëherë kush e kush tё mё ofrojnё shёrbimet e tyre: “Ke ndonjё gjё pёr tё larё?”, “Tё duhet gjё?”, më linin radhën e dushit etj. Shumica e tyre mё thirrnin “nёnё”, tё tjera mё drejtoheshin “zonja Nexhmije” ose thjesht me emёr. Mё mbajtёn nё pёllёmbё tё dorёs, siç shprehet populli. Nuk patёn asnjё kompleks ndaj meje. Edhe unё ndenja shumё e afёrt me to. Dёgjoja hallet dhe historitë e tyre, mundohesha me fjalё nёne t’i ngushëlloja sado pak, sidomos ato qё ishin ndarё nga fёmijёt e vegjël dhe zemra u qante pa pushim.

U ofrova t’u mёsoja pak italishten, se, kur tё dilni, u thosha, mund tё shkoni nё Itali dhe tё dini tё kërkoni njё adresë banese ose një vend pune etj. Nё fillim, ato që pranuan qenë entuziaste, por, pas pak javësh, “kursantet” erdhën duke u pakёsuar. Si duket, u mёrzitёn a u lodhёn me atё orё përqendrimi nё mёsim. Pёrgjithёsisht, tё burgosurat ishin me shkollё 8-vjeçare, shumica nga fshatrat. Kështu, “kursi” u mbyll. Vetëm njёra vazhdoi, me vullnetin e saj. Vinte mё merrte pёrkthimin e disa frazave, qё ajo i formulonte nё shqip, dhe i mёsonte pёrmendsh. Dёgjova qё, kur doli nga burgu, ajo u martua me njё arab, qё kishte ardhur nё Shqipёri pёr disa muaj bashkёpunimi dhe ai e mori me vete, kur u largua.

Atë kohë në burg, ishin 30 gra, me biografitë dhe historitë e të cilave u njoha dalëngadalë, gjatë ditëve në vazhdim. Të gjitha kishin vrarë, por në rrethana të ndryshme, disa për kushtet e padurueshme, disa në bashkëpunim me të dashurit e tyre. Kishte aty edhe 2-3 vrasëse të mirërfillta. Këtyre nuk u qeshte kurrë fytyra. Duhej të silleshe me kujdes, më thanë, se nuk bëhej shaka me to. Të burgosurat e tjera, policet dhe edukatoret i trajtonin ato me të mirë.

Midis të burgosurave kishte edhe shumë gra të zakonshme, fatkeqe, të ndara nga fëmijët, por ishin zemërmira, me psikologji dhe me paragjykime të çuditshme. Më vjen keq që nuk arrita të shkruaj ndonjë esse për to pasi dola nga burgu. Më vjen keq edhe që nuk hodha dot në Ditar a në kujtimet e mia sesi u sollën këto gra me mua, që më donin dhe më ndihmonin. Por edhe unë ua bëja qejfin, merrja pjesë në bisedat dhe në shakatë e tyre, i ndihmoja me çfarë kisha mundësi. Kështu ndihmova edhe edukatoren e burgut, e cila ishte nusja e djalit të Liri Gegës e Dali Ndreut, të përgatitej për provimin e italishtes, pasi ndiqte studimet e larta me korrespondencë.

Por gjatë qëndrimit në këtë burg kalova edhe momente të vështira. Disa herë policet, gardianet dhe ata që kishin pushtet silleshin me rreptësi ndaj meje, lidhur me takimet me të afërmit e mi; në kontrollin e atyre që unë shkruaja etj. Po ashtu m’u desh të përballoja edhe dy ngjarje shumë të rënda për mua.

Një mëngjes, duke ndjekur BBC-në, dëgjova lajmin e papritur për arrestimin e tim biri, Ilirit. U tmerrova dhe nuk dija ç’të bëja. Nuk kisha me kë ta ndaja hidhërimin dhe gjendjen shpirtërore të atyre çasteve! Kërkova të më vijë urgjent avokati im. Nuk mjaftoi burgosja ime, por hakmarrja mesjetare ndaj familjes së Enverit nuk kishte të ndalur. Arrestohet djali i Enver Hoxhës për një intervistë, pa asnjë faj, nga ata pushtetarë që do të digjnin Shqipërinë, që do të dërgonin veriorët e armatosur kundër popullsisë së jugut, që dhanë urdhra të goditen me armë kimike disa qytete në jug të vendit dhe që bënin hapur thirrje për rrëmbim armësh, për të vrarë e për të tërhequr zvarrë figura politike. Iliri e përballoi me dinjitet atë goditje të ulët, por mua më vrau në shpirt.

Moment tjetër dramatik që përjetova aty qe arrestimi i pjesëtarit tjetër të familjes sonë, Klementit. Ishte data 16 Tetor dhe ndodhesha në sallën e bukës, në darkë, e humbur në kujtimet e kësaj dite. Kur, papritur, shoh të dalë në televizor Sali Berisha, i cili, në delir prej të marri, deklaroi se u arrestua Klement Kolaneci, që, sipas tij, ishte kupola e grupit “Hakmarrje për Drejtësi”, e cila, tha ai, bëri atentatet e fundit ndaj VEFA-s (?!).

Më erdhi të bërtisja para fytyrës së këtij gënjeshtari të paskrupullt, tradhtari dhe krimineli, që dogji dhe shkatërroi Shqipërinë dhe nuk po ndalej së godituri familjen e Enver Hoxhës. Por vetëm u ngrita dhe u largova në heshtje.

E kush guxonte të ngrihej të më ndiqte, të më shoqëronte në ato çaste tepër të dhimbshme për mua?! Përjetova atë natë një situatë dhe një atmosferë shumë më të rëndë se në kohën e pushtimit nazifashist, kur erdhën në shtëpi dhe desh më arrestuan. Por, ja që fashistët shqiptarë më detyruan ta përballesha edhe me këtë goditje e përndjekje të ulët, që i bëhej familjes sime dhe të Enver Hoxhës. E kapërceva me durim e qetësi, duke i dhënë kurajë edhe Pranverës, derisa Klementin e liruan, ngaqë dolën blof me akuzat që i bënë.

Lirimi pas 5 vjetësh 

Nё ka njё moment tё spikatur qё ndien thellё mrekullinё e ndjenjёs sё Lirisё, ky moment ёshtё LIRIMI nga burgu.

Këtë ndjenjë e provova mё 10 janar tё vitit 1997. Isha dёnuar nga Gjykata e Apelit, me 11 vjet, por nga disa amnisti kolektive, që u shpallën nё dy-tri raste festash kombëtare, pёrfitova ulje dënimi, ndaj bëra vetëm 5 vjet burg. E vuajta dënimin në tri burgje: dy vjet nё Burgun 313, tё Tiranёs, nё kushtet e paraburgimit; 1 vit e gjysmё, nё burgun e Sigurisё sё Lartё tё Bёnçёs, nё Tepelenё, ku dërgoheshin tё burgosurit e rrezikshёm e recidivistё (pёrsёritёs); dhe 1 vit e gjysmё, nё Burgun e Grave nё Tiranё.

Avokati im kishte bërë përllogaritjet e kohës sime në burg dhe më kishte njoftuar se së shpejti mund të lirohesha. Kёshtu, unё po prisja dhёnien e urdhrit zyrtar pёr lirimin tim, por me zemёr tё ngrirё dhe me një emocion të madh. Sepse e kisha provuar njё vit mё parё tё kthehej mbrapsht urdhri i lirimit. Atёherё, vendimi pёr lirimin tim u pezullua, sepse politikanёt e lartё nё pushtet nuk donin qё tё lirohej Fatos Nano, tё cilin e kapte ai ligj, ndaj dhanё urdhёr qё tё korrigjohej shpejt e shpejt. Prej kёsaj, e pёsova edhe unё. Atë ditë isha bërë gati për të dalë, por mbeta brenda mureve tё burgut, me pallton veshur dhe me valixhen nё dorё. U ndjeva keq, por edhe mё shumё mё erdhi keq pёr familjarёt e mi, qё ishin pёrgatitur shpirtёrisht pёr daljen time nga burgu, madje, kishin pёrgatitur dhe ёmbёlsirёn tradicionale dibrane, sheqerparen, siç e quajnё nga anёt tona, pёr ta festuar kёtё gёzim tё madh pёr familjen tonё.

Ndërsa kёtё herё, plot pas njё viti, erdhi për mua vërtet çasti i lumtur i lirimit. Qёndrimit tim 5-vjeçar nё burg i erdhi fundi. Pasi mora vesh lajmin, rregullova plaçkat, u vesha dhe po prisja tё dilja. Ja, porta e jashtme e burgut u hap. Zemra mё fёrgёllonte nga gёzimi, mushkёritё m’u mbushёn me ajёr tё pastёr e tё lehtё, qё mё dukej sikur ishte ndryshe aty jashtё.

Sytё, instinktivisht, i kisha mbyllur për një çast, nga kёnaqёsia dhe, kur i hapa, para meje, nё hapёsirёn qё shtrihej para portёs sё madhe e tё rёndё nga hekurat e shumta, qё unë e lashё pas, shoh njё grumbull njerëzish dhe kamerash qё po mё prisnin. Dallova menjёherё kokёn e Shkёlzenit, nipit tim tё hijshёm dhe shtatlartё si babai i tij, Iliri.

Menjёherё u pushtova nga pёrqafimet mallëngjyese me njerёzit e dashur tё familjes. Kur takova Ilirin, të dy u emocionuam sё tepёrmi, pasi tё dy kishim kaluar tё njëjtin kalvar vuajtjesh të burgut dhe ai, mё shumё se çdokush, e kuptonte se çfarё ndieja unё nё ato çaste tё para lirie. Pasi takova edhe Sokolin, m’u afruan gazetarët. Unё u dhashë dorёn dhe ata, pasi mё uruan dhe shkëmbyem disa fjalё nё kёmbё, mё bёnё edhe ndonjё pyetje se si ndihesha etj. Por unë nuk qëndrova gjatë me ta dhe u largova. Nuk më rrihej më aty asnjë çast më shumë…

Hipa nё makinё, nё vendin e parё, pranё Sokolit, i cili bёnte rolin e shoferit. Iliri me Shkёlzenin u ulёn nё sediljen prapa dhe makina u nis fluturimthi, pёr tё arritur sa mё shpejt nё shtёpinё “time”, ku mё prisnin me padurim familjarёt e tjerё. Kur po i afroheshim vendit ku ndodhej shtëpia, mua pёr asnjё sekondё nuk mё shkoi mendja pёr shtёpinё ku kishim kaluar njё jetë tёrë, por hovi i parё i shpirtit më kërkonte tё futesha sa mё shpejt brenda në shtëpi dhe tё pёrqafoja e t’i shtrёngoja fort nё kraharorin tim nipёrit dhe mbesat, qё tё nxirrja mallin, se më kishin munguar pёr pesё vite radhazi. Mё tё voglin, Besmirin, Enveri e la 3 muajsh, ndaj unё e mbaja mё afёr. E pёrkëdhelja, bisedoja dhe e dёgjoja me kёnaqёsi, por herё-herё me dhimbje, kur vogёlushi pyeste pёr gjyshin, të cilin e kërkonte vazhdimisht. Edhe mua më kishte munguar shumë. Kujtoja ditёn qё mё thirrёn nё hetuesi, kur Miri i vogёl mё pёrcolli te dera e shtёpisё, me revolen-lodёr prej druri, qё s’e lёshonte nga dora, dhe mё tha: “Mirardhsh, Nёna!”. Por ai nuk mё pa pёr 5 vjet.

Ditari im ёshtё plot me shёnime të tilla, qё, sa herё i lexon, tё bёjnё tё qeshёsh ose tё të dalin lotёt.

E kujtoj ditёn qё dola nga burgu si njё ditё tejet tё veçantё tё jetёs sime.

Më në fund, hyra në shtëpi dhe u takova, e përmalluar, me të gjithë. Të vegjëlit më rrethuan, u ulën pranë meje dhe më shikonin si me habi.

Ishte dita e parë e lirisë sime dhe ndjeva të më pushtonte një gёzim i papërshkruar, ngaqё kisha pranë, të mbledhur, të gjithё pjesëtarёt e familjes. Kjo mё bёnte tejet tё lumtur.

Te dera e shtёpisё qёndronin gazetarёt, qё kishin ardhur tё merrnin ndonjё prononcim nga unё. Më kujtohet, ishte edhe gazetari Alfred Peza, me të cilin shkëmbyem pak fjalё. Ajo qё mё mbeti nё kujtesё ishte kёrkesa e tij qё tё bёnim njё libёr sё bashku. Në fakt, unё kisha filluar tё shkruaj kujtimet e mia pёr Enverin qё nё burg, por takimi me lirinë atë ditë nuk më linte të merresha me biseda për të shkruar libra. E pёrcolla, duke i thёnё, se tani dua tё çlodhem, do tё kem kohё tё mendoj edhe pёr të shkruar.

Atё ditё kishte ardhur pёr tё mё pritur edhe Liljana e Sokolit, e cila shfaqej ‘shumë e lumtur’ pёr lirimin tim nga burgu, megjithёse nё ato pesё vite nuk kishte ardhur tё mё takonte, me pretekstin se nuk e duronte tё mё shihte nё atё gjendje. E shënoj këtë fakt, pasi opinioni publik, tashmë, ёshtё i njohur me qёndrimin tejet tё çekuilibruar tё Liljanёs nё marrёdhёniet e saj me mua dhe me familjarёt e tjerё.

Ajo erdhi nё Dhomёn ku u akomodova edhe një herë tjetër, disa ditё pas lirimit tim. Ishte vetёm dhe mё gjeti bashkё me Sanon. Për habinë time, në vend të ndonjë bisede sesi ndihesha, si isha me shëndet etj., ajo filloi tё mё parashtronte “idetё” e saj, lidhur me zhvillimet aktuale politike. Madje, e hodhi fjalën se Iliri (duke mos e zёnё emrin e tij nё gojё, por e la qartё tё kuptohej që e kishte fjalën për të) “… ndjek Ramizin dhe ha burg”. Sigurisht, ajo e mori pёrgjigjen pёr kёtё dhe u thartua në fytyrë, ndaj, e zemёruar, u ngrit menjёherё, mori çantёn dhe iku pa u pёrshёndetur as me Sanon, e cila mbeti e habitur dhe tha: “Po kjo, ç’pati?”. Sanoja nuk para dёgjonte mirё, ndaj nuk e kishte ndjekur bisedёn, por edhe ne nuk i kishim folur pёr qёndrimet e saj, qё kishte filluar t’i shprehte në atë kohë.

Ajo është hera e fundit qё e pashё. Mё pas, kam ndjekur shkrimet e saj nё gazeta dhe intervistat nё televizione, me ato opinionet e saj haluçinante, tё njё mendjeje tё sёmurё. Në të vërtetë, ato qё ka shkruar e ka folur janё TURPI qё ajo i vuri emrit tё vet.

***

Ditët në shtëpi fluturonin dhe unë po ndihesha gjithnjë e më shumë e kënaqur në këtë Dhomën time, që më dukej aq e ngrohtë. Teuta, si gjithnjë, m’u ndodh pranё, si tё ishte vajza ime, duke mё bërë tё gjitha shёrbimet, ashtu siç kishte vepruar edhe me Sanon, kur unё gjendesha nё burg. Kёnaqesha duke ndenjur me Ilirin, tё cilin e kisha merak, sepse, nё mungesёn time, atij i ranё tё gjitha hallet e shtёpisё. Pёrveç burgut qё bёri pёr mbrojtjen e emrit tё Enverit, ai mё ndoqi edhe mua, nga njё burg nё tjetrin. Dhe vinte të më takonte shpesh. Disa herё me radhë ai përjetoi rëndë prishjet dhe dëmtimet që i bënë vandalët varrit tё Enverit dhe u mor çdo herё me rregullimin e tij. Pa pёrmendur kёtu vёshtirёsitё qё hoqi duke ndёrruar, mbi pesё herё, banesё derisa u stabilizua nё kёtё ndёrtesё qё jemi dhe sot. Jam krenare pёr djalin tim tё madh, i cili edhe nё kohёt më të vёshtira pёr familjen tonё, e tregoi veten si bir i denjё i Enverit.

Me ardhjen në shtëpi, po ndihesha disi mё e qetё edhe pёr Sanon, tё cilёn e kam patur gjatё burgimit tim njё nga preokupimet e mёdha. Halli i motrёs sё Enverit, e cila gjithё jetёn e kaloi pranё nesh, mё mundonte shumё. Mё vinte keq pёr Sanon, se ishte nё njё moshё tё madhe dhe gjithё kёto halle qё po kalonte familja e vёllait tё saj, natyrisht, qё binin dhe mbi tё. Arrestimi im qe njё goditje shumё e madhe pёr Sanon. Nё ato situata tё rёnda, qё iu krijuan familjes sonё, duke mbetur nё mes tё katёr rrugёve para se tё vinim nё kёtё shtёpi, Ksenofon Nushi, i shoqi i Lumes, mbesёs sё Sanos, bёri veprimin e lavdёrueshёm dhe tё guximshёm, duke e marrё Sanon nё mbrojtje dhe e mbajti për ca kohë nё shtёpinё e tij. Mё pas gjatё mungesës sime, Sanoja pati pranё Ilirin dhe Teutёn, e cila, u detyrua tё kujdesej pёr shёndetin e saj, duke i bёrё tri herё nё ditё gjilpёrёn e insulinёs etj. Kёto pёrkujdesje tё veçanta tё Teutёs pёr tё, ma lehtёsonin disi dhimbjen time pёr Sanon, e cila tё gjitha kёto vёshtirёsi i kaloi me dinjitet, pa u ankuar dhe gjithmonё me kokёn lart pёr emrin e vёllait tё saj.

Dalja ime nga burgu e gёzoi pamasё dhe i ktheu buzёqeshjen Sanos. Jetuam bashkё nё kёtё shtёpi rreth katёr vjet, deri kur Sanoja e dashur u nda nga jeta, nё moshёn 90-vjeçare, e qetё, pa na lodhur, ashtu siç kishte qenё gjatё gjithё jetёs sё saj.

Me kalimin e ditёve, e rrethuar nga tё dashurit e mi, nuk doja tё kujtoja më jetёn dhe peripecitё e burgut. Por ishte e pamundur. Doja s’doja, mendja mё shkonte tek ai mjedis i rëndë, i mbyllur, që të ngjallte vetëm dhimbje në shpirt dhe mërzi; tek ai regjim ditor monoton i jetёs sё burgut, larg njerёzve tё tu tё dashur. Kujtoja sidomos ditët e takimeve me familjarёt, emocionet qё provoja dhe sidomos hidhërimin qё ndieja nё çastet e ndarjes, kur ata iknin.(gazeta Dita)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 16/01/2020 06:11

    Ti jeni mirenjohes popullit me primitiv te ballkanit qe vritet ndermjet njeri tjetrit si ne kohet e vjetra ashtu edhe kur sunduat ju dhe keshtu do jete edhe ne te ardhmen.Nje popull qe berjen e shtetit e kerkon nga bota se vete nuk ka asnje shans cfare mund te thuash me shume?prandaj kushdo qe merr nje post ne vendin e kusareve jo vetem qe nuk i ndodh asgje por mund te mbushe xhepat plot dhe te shijoje jeten me familjen e tij brez pas brezi.

    Përgjigju
  • PPSH: 15/01/2020 16:33

    Ahh sa keq nena Nexhmie, nje plak e shkret te vuaj kaq shume, boll ke hequr me hallet e Shqiperise gjithe ato vite, pambarim dhe pa u lodhur kurre. Ti nuk i meriton vuajtjet e burgut, sepse nuk ke bere asnje faj dhe te trajtuan si dizertant apo..apo si tradhetare sic mund te kene qene ata mizerjet ne kohen "tuaj", ata tradhetaret qe i mbyllet ne SPAÇ e burgjet te tjera. Me behet shume qefi qe je mire dhe qe ste ka gjetur akoma gje.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda