Nexhmije Pagarusha feston 85 vjetorin, Ilir Meta: Gëzuar krenaria e kombit

Nexhmije Pagarusha feston 85 vjetorin, Ilir Meta: Gëzuar krenaria e kombit

Nexhmije Pagarusha dhe Ilir Meta

Nexhmije Pagarusha e cila njihet si ikona e muzikës shqiptare, feston ditëlindjen e 85-të, me një karrierë të bujshme për tërë këto vite.
Kur flitet për të, përdoren shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, e shumë epitet të tjera.
Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.

Nexhmije Pagarusha lindi më 7 maj 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës, sot me rastin e  ditëlinjes ajo ka marrë një urim special nga presidenti i vendit Ilir Meta, të cilës i shpreh mirënjohje të thellë për të gjitha emocionet dhe krenarinë që zëri i saj i ka dhuruar kombit tonë në dekada.

Pata sot privilegjin e veçantë t’i uroj ditëlindjen e jetë sa më të gjatë Mbretëreshës së këngës shqiptare. Admirim e mirënjohje të thellë, për të gjitha emocionet dhe krenarinë që zëri i saj i ka dhuruar kombit në dekada.

Gëzuar ditëlindjen, e papërsëritshmja, artistja jonë e madhe, Nexhmije Pagarusha!

Presidenti Ilir Meta


(Presidenti Ilir Meta uron Nexhmije Pagarushën në ditën e 85 vjetorit të saj)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:23
‘Ku ke humbur’? Aurela Gaçe zbulon bisedën me Nexhmije Pagarushën: Mit!

Urime të shumta i janë drejtuar ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, e cila feston 85-vjetorin. Urimeve të shumta i është bashkuar dhe këngëtarja Aurela Gaçe, e cila e quan veten me fat që mori emocionin e saj.

Duke e cilësuar legjendë të artit shqiptar dhe mit, Gaçe zbulon dhe bisedën e shkurtër me Pagarushën, teksa e ajo e ka pyetur ‘Ku ke humb?”

"'Ku ke humb'? -me tha ❤ Me fat qe isha aty, te merrja emocionin e saj #85 #vjetori I Legjendes se Artit Shqiptar #mit # Nexhmije Pagarusha", shkruan Aurela në Instagram.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 07/05/2018 11:49

    Sa ironi që është ilir floriri president . Presidenti shqiptarve me bllok në dor me një të rënme lapsi 700 mij euro sa qesharake është SHQIPRIA shkret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!