Barcelona ka arritur një marrëveshje verbale me Neymar për pagën që braziliani do përfitojë pas rikthimit në ‘Cam Nou’. Në një lajm të publikuar ekskluziv nga e përditshmja sportive ‘Sport’ thuhet se 27-vjeçari ka pranuar pa kushte ofertën e katalansve.
Neymar do të firmosë me Barcelonën një kontratë 5-vjeçare më pagë 24 mln euro në sezon, aq sa përfitonte edhe para dy vitesh në aventurën e parë në ‘La Liga’. Aktualisht te Paris SG Neymar përfiton 36 mln euro, për deçizive për uljen e pagës ka qenë dëshira e futbollistit për t’u rikthyer në ‘Cam Nou’, aty ku ka patur performancën më të mirë në karrierë.
Një nga arsyet përse Neymar nuk ka këmbëngulur në këtë pjesë është edhe se braziliani ka kuptuar se Barcelona ka bërë tashmë mjaftueshëm duke negociuar me Paris SG, pasi parisienët kanë pretendime të larta.
Marrëveshja mes klubeve pritet të marrë pak kohë, pasi relatat mes Barcelonës dhe Paris SG nuk janë të mira. Gjithsesi raportime të tjera nga Spanja thonë se gjithçka mund të mbyllet për 130 mln euro plus kartonin e Philipp Coutinho.
Kujtuam per as e doli pras
Përgjigju