Në prag të finales së madhe mes Brazilit dhe Spanjës, ylli i ‘Selecaos’ shprehet i bindur për suksesin e ekipit të tij në Kupën e Konfederatave.
“Do të jetë një ndeshje e madhe. Të gjithë po e prisnin, pasi janë përballë dy kombëtare me histori dhe traditë. Shpresoj që tifozët të kënaqen.
Nuk mund të parashikoj rezultatin, por do të fitojmë ne. Nuk duhet të kemi frikë edhe pse përballë nesh do të jetë ekipi më i mirë në botë.
Kemi lojtarë të mëdhenj në përbërje dhe duhet të shkruajmë historinë” u shpreh Neymar. Ndërsa në fund, Neymar flet edhe për Casillas.
“Unë e admiroj Iker dhe do të jetë një nder për t’i bërë një gol. Ai është një nga portierët më të mirë në botë, tani dhe përjetë. Kam respekt të madh dhe admirim” përfundon Neymar.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com