Barcelona ka prezantuar talentin Brazilian Neymar. Pas vizitave mjekësore dhe hedhjes së firmës në kontratën 5-vjecare me klubin katalanas, sulmuesit i është bërë një pritje e ngrohtë nga tifozët në stadiumin Camp Nou.
 
Kanë qënë jo pak, por plot 56 mijë tifozët të kampioneve të Spanjës që kanë duartrokitur sulmuesin Brazilian.
 
”Jam shume i emocionuar dhe i lumtur që jam nje lojtar i Barcelonës ka thënë Neymar.Te luaj tek Barcelona dhe në krah të Messit është një ëndërr”, ka sqaruar një prej lojtarëve më të kërkuar në merkato.

Neymar i ka kushtuar Barcelones 57 mln euro. Kjo ka qënë një e dhënë që zëvendëspresidenti Bartomeu ka dashur ta theksoje në konferencen për shtyp. Klauzola e prishjes së kontratës së talentit Brazilian është plot 190 mln euro.

(v.gj/shqiptarja.com)