Është folur shumë për një lëvizje të Neymar në Europë, por asgjë nuk ka ndodhur konkretisht.
Futbollisti pohon se do të donte të punonte me Pep Guardiolën një ditë, por për momentin nuk ka dëshirë të braktisë klubin e tij.

 Ai ka premtuar të qëndrojë te Santos edhe këtë sezon.

 Sipas gazetës spanjolle AS, pas lajmit se Pep Guardiola do të drejtojë klubin bavarez sezonin e ardhshëm, Neymar mund të bashkohet me ish trajnerin e Barcelonës.

“Guardiola është një trajner i madh, një nga më të mirët në botë, dhe po, unë kam dëshirë që një ditë të punoj me të, si dhe me trajnerë të tjerë të mëdhenj në botën e futbollit,” u shpreh Neymar.
“Por unë do ta them përsëri: Unë dua të vazhdoj të luajë për Santos. Unë jam i lumtur këtu”.

Talenti brazilian mohoi se kishte rënë dakort për t’u bashkuar me Barcelonën vitin e ardhshëm. Ai ka një klauzolë prej 70 milionë euro.
(v.gj/shqiptarja.com)