Neymar 'katastrofë' brenda dhe jashtë fushës së lojës, humbet 1 milionë euro brenda 2 orësh duke luajtur poker

Neymar 'katastrofë' brenda dhe jashtë fushës së lojës, humbet 1 milionë euro brenda 2 orësh duke luajtur poker

Neymar

Sulmuesi i kombëtares braziliane të futbollit, Neymar i cili për shkak të dëmtimit ka humbur të gjithë pjesën tjetër të sezonit me PSG-në për shkak të një dëmtimi, ka humbur një shumë të madhe parash duke luajtur poker.

Duke luajtur në një kazino online, Neymar humbi më shumë se një milionë euro brenda 2 orësh. Neymar njihet si një entuziast i lojërave të fatit, ai ka marrë pjesë vazhdimisht në turne pokeri dhe herë pas here transmeton lojëra kazino në internet. Mirëpo, futbollisti nuk dukej i mërzitur, pasi të njëjtën shumë e merr në vetëm një javë.

Më parë, Neymar tha se pas përfundimit të karrierës së tij do të merret me poker profesionalisht.

“Mendoj se është shumë herët për mua të mendoj për përfundimin e karrierës si futbollist profesionist. Unë kam atë që duhet për të treguar nivelin më të lartë të futbollit. Por koha po mbaron, kështu që pas karrierës sime, ndoshta do të jem një lojtar profesionist pokeri. Edhe kjo është e bukur, do të kem mundësinë të marr pjesë në të gjitha turnetë botërore. Unë do të jem i sinqertë, unë luaj poker në kompjuterin tim çdo ditë”- është shprehur Neymar më herët.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje

Kosovë/ KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje