Neymar kërkon që ylli i Liverpool
ti bashkohet Barcelonës

Neymar kërkon që ylli i Liverpool<br />ti bashkohet Barcelonës
Sulmuesi i Barcelonës Neymar ka shprehur dëshirën që, Philippe Coutinho, ylli i Liverpool-it, ti bashkohet Barcelonës në merkaton e verës.
 
Ai e sheh të arsyeshme që Coutinho t'i bashkohet Barcelonës dhe është shprehur se lojtari i "Premier League" mund t'i përshtatet shumë mirë lojës që skuadra spanjolle bën.
 
"Unë besoj se Philippe Coutinho është një lojtar që meriton të luajë për Barcelonën",  është shprehur braziliani Neymar për Daily Mail.
 
Coutinho ka shënuar 6 gola këtë sezon ne Premier League për Liverpool dhe bashkë me Neymar kanë bërë një lojë të mrekullueshme te Brazili, i cili ndodhet në krye të grupit të Amerikës së Jugut për eleminatoret e Kupës së Botës.
 
Nuk dihet nëse klubi katalanas ka të njëjtin mendim me atë të bomberit të tyre për për sa i përket Coutinho, por nga ana tjetër, as Liverpool nuk ka sinjalizuar për një shitje të mundshme të kartonit të brazilianit.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë