Vitin e kaluar, për herë të parë në historinë e pasur të trofeve, Santos në Brazil u rrëzua nga elita e futbollit në vendin e Amerikës Latine. Klubi i cili përfaqësohet nga emri i legjendës Pele, tanimë duket se e ka gjetur shpëtimtarin.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Al Hilal, Neymar. I dalë nga moshat e skuadrës, braziliani në 2013 kaloi për 88 milionë euro nga Santos te Barcelona dhe tanimë po mendon të bëhet presidenti i Santos.
Një ndër futbollistët me të ardhurat më të shumta në botë, Neymar duket se do shpëtojë klubin që i besoi dhe i ndryshoi jetën duke i dhënë mundësinë e një fanelle titullare.
130 milionë euro është borxhi i Santos, me Neymar që veç kësaj shifre kërkon të investojë dhe të bëhet aksioneri kryesor i klubit. Sipas medieve braziliane, Neymar synon të bëjë të njëjtën gjë siç bëri ish-sulmuesi legjendar Ronaldo Nazario me Cruzeiron në 2021.
Ronaldo bleu klubin pasi zbriti një ligë më poshtë për 80 milionë euro, duke marrë 90 përqind të aksioneve dhe vetëm nëntë muaj më vonë e ktheu skuadrën në një kategori më të lartë.
Neymar aktualisht ka një kontratë në Arabinë Saudite me Al Hilal dhe fiton 100 milionë euro në sezon, ndaj me siguri ka disa kursime për të përballuar blerjen e klubit të tij të dashur.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
12.7%
-
Jo
79.8%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 589
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Brazili rikthen në skuadër Neymarin, gjen përballjen kundër Messit
7 Mars, 15:21
-
Greqi/ Vinte nga Brazili, sekuestrohen 17 kg kokainë, i riu nga Konispoli kapet pranë aeroportit të Athinës! Të dyshuarit dhe rolet e tyre (EMRI+VIDEO)
6 Mars, 16:45
-
VIDEO/ Neymar mrekullon në Brazil, shënon gol direkt nga goditja e këndit
24 Shkurt, 19:00
-
Akuzë për grusht shteti ndaj ish-presidentit të Brazilit
19 Shkurt, 17:35
-
Rival me Roberto Mancinin, trajnerin Sylvinho e kërkojnë në vendlindje! Presidenti flet me video-telefonatë
13 Shkurt, 15:12
-
Legjendë e Real Madrid, Marcelo tërhiqet nga futbolli në moshën 36-vjeçare
6 Shkurt, 14:41
-
VIDEO/ Neymar rikthehet te Santos pas 12 vitesh, sulmuesi luan një pjesë loje dhe shpallet 'Njeriu i Ndeshjes'
6 Shkurt, 14:24
-
VIDEO/ Neymar i habit të gjithë te Santos, shkon në stërvitjen e parë me helikopterin personal
4 Shkurt, 14:21
-
VIDEO/ Neymar rikthehet te Santos, në Brazil e presin me koncert! Sulmuesi s'i mban lotët
1 Shkurt, 11:05
-
Neymar revolucion te Santos, shtatë kërkesat pas rikthimit! Nga Pogba te Ramos
29 Janar, 15:38
-
Ambasadori i Brazilit takon drejtorin e policisë Proda për të intensifikuar bashkëpunimin kundër rrjeteve të trafikut të drogës
23 Janar, 13:51
-
Po qëndronte me partnerin në dritare, 27-vjeçarja pëson djegie nga fishekzjarrët e Vitit të Ri (VIDEO)
3 Janar, 12:49