KATAR 2022/ Neymar mediton largimin: S’e di a do luaj më për Brazilin! Pele: Vazhdo të na frymëzosh

KATAR 2022/ Neymar mediton largimin: S’e di a do luaj më për Brazilin! Pele: Vazhdo të na frymëzosh

Neymar

Një nga ata që e përjetoi më shumë eliminimin ishte Neymar. Për të mund të ishte Botërori i ëndrrave pasi arriti edhe Pele me 77 gola por në fund shpërtheu në lot dhe mori ngushëllimin nga djali i madh i Perisic Leo. Neymar e përshkruan eliminimin si një makth dhe lë të kuptohet se mund të mos kthehet më të veshë fanellën verdhejeshile.

“Dua të marr kohë për të reflektuar, nuk i mbyll dyert por edhe me 100% nuk mund të them se do rikthehem. Nuk garantoj asgjë” e mbyll Neymar.

Legjenda e Brazilit dhe futbollit botëror, Pele, ka dërguar një mesazh për Neymar pasi barazoi numrin e golave të tij.

“Të kam parë të rritesh, të ndiqja çdo ditë dhe më në fund mund të të përgëzoj për barazimin e numrit të golave të mi me Brazilin. Fatkeqësisht, dita nuk është më e lumtura për ne, por ti do të jesh gjithmonë një frymëzim.

Rekordi im është vendosur gati 50 vjet më parë dhe askush nuk ka mundur t’i afriohet deri tani. E bëre djalë! Ju e dini, ashtu si unë, se asnjë shifër nuk është më e madhe se gëzimi për të përfaqësuar vendin tonë. Unë jam 82 vjeç dhe, pas gjithë kësaj kohe, shpresoj t’ju kem frymëzuar në një farë mënyre për të arritur këtu.

Gjithashtu, shpresoj që suksesi juaj të përhapet te miliona njerëz që ju ndjekin për të sfiduar atë që duket e pamundur. Mos u dorëzo, vazhdo të na frymëzosh”, shkroi Pele.

Brazili është jashtë Kupës së Botës pasi çerekfinalja e parë i buzëqeshi Kroacisë, me ballkanasit që pas 120 minutave lojë dhe penalltive u treguan më të saktë. Djemtë e Zlatko Dalic tanimë janë në katër skuadrat më të mira në botë, duke eliminuar pesë herë kampionët e botës.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

'Sakrificë për të mbrojtur lirinë', Meta homazhe të Varrezat e Dëshmorëve: PL duhet t’i dalë për zot vendit, 5 prioritete për atdheun

'Sakrificë për të mbrojtur lirinë', Meta homazhe të Varrezat e Dëshmorëve: PL duhet t’i dalë për zot vendit, 5 prioritete për atdheun