Pasi luajti ndeshjen e fundit me ekipin e Santosit në Brazil përballë ekipit të Flamengos, Neymar është përshëndetur me ekipin për t’u bashkuar me Barcelonën në një aventurë të re që e pret në Evropë.
“Nuk më besohet që do të luaj me ekipin më të mirë në botë. Është një nder për mua të luash me Messin është një ëndërr”,
deklaroi sulmuesi i ri brazilian. Barcelona shpenzoi jo pak, por 54 milionë euro për të bindur Santosin të shiste talentin.
Ndërsa vetë sulmuesi që ka firmosur një kontratë 5 vjecarë do të përfitojë 7 milionë euro në edicion.
Përforcimi me Neymar e rikthen Barcelonë pretendente në Spanjë dhe në Evropë, tashmë pritet kundërpërgjigja e Realit në merkato.
Në synimin e madrilenëve janë disa elementë, mes të cilëve edhe Bale.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com