Rikthimi i Neymar tek Barcelona është shumë pranë. Mediat raportojnë se një delegacion i Barcelonës ka fluturuar në Paris për tu takuar me drejtorin e PSG-së Leonardo për të diskutuar formën dhe mënyrën se si braziliani mund të rikthehet në “Camp Nou”. Katalanasit janë të gatshëm të përfshijnë edhe Coutinhon në operacion ndërsa francezët duan vetëm para.
Tifozët e PSG-së janë kundër brazilianit dhe ai dëshiron të largohet por destinacioni ende nuk dihet. Neymar do rikthimin tek Barcelona por nëse kjo nuk ndodh mund të pranojë të kalojë edhe tek rivalët e përjetshëm Real Madrid.
Pikërisht kjo mundësi siç raporton Marca ka terrorizuar Leo Messin i cili i ka telefonuar personalisht mikut të tij brazilian dhe i ka thënë” Hajde tek ne, mos shko tek Real Madrid”. Futja në lojë e Messit dhe takimi mes drejtuesve bëjnë që Neymar të jetë shumë pranë rikthimit tek Barça.
Ivan Perisic është edhe zyrtarisht një lojtar i Bayern Mynih. Pas 4 sezoneve tek Interi anësori kroat rikthehet në Gjermani. Në arkat e Interit kalojnë 5 mln euro për huazimin deri verën e vitit 2020 ndërsa bavarezët kanë të drejtën e blerjes së kartonit për 20 mln euro.” Jam shumë i lumtur që u riktheva në Bundesligë. Bayerni është një prej klubeve më të mëdha në Europë dhe duam të triumfojmë edhe në Champions” e mbyll 30 vjeçari.
Ndërsa Atletico Madrid vijon blerjet dhe këtë herë është arritur akordi për të marrë nga Valencia sulmuesin Rodrigo Moreno. Spanjolli është përshëndetur me shokët e skuadrës dhe do vihet nën urdhrat e Simeones për rreth 60 mln euro./ Përgatiti Andi Kapxhiu
Komento
Ç e do Bajerni ket ngordhsir?
Përgjigju