Neymar është përzgjedhur si futbollisti më i mirë i vitit në Amerikën e Jugut sipas një sondazhi që është zhvilluar në faqen e El Pais.

Gazeta ka hapur sondazhin prej pak kohësh dhe votimi ka nxjerrë fitues brazilianin e Santosit me një diferencë shumë të thellë nga vendi i dytë.

Neymar ka arritur që të grumbullojë 54 mijë vota në favori të tij, ose e konveturar në përqindje afro 62 % të totalit.

Në vendin e dytë është renditur sulmuesi i Cotinthias Guerrero dhe në vendin e tretë Ronaldinho.

Për vendimin final pritet edhe votimi i gazetarëve, ndërsa Neymar duket i palëkundur në rrugën e tij për ta fituar për herë të dytë trofeun.

Një hap larg janë vetëm Zico dhe Tevez, të cilët e kanë fituar tre herë topin e artë.

dylber balla