Nezha: U ndjeva në shtëpi. Conti:
Publiku më i mirë që kemi pasu

Nezha: U ndjeva në shtëpi. Conti:<br />Publiku më i mirë që kemi pasu
TIRANE- Balerinët e parë të “Zhizel” që kanë performuar të shtunën dhe të dielën në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, kanë rrëfyer emocionet e përjetuara për A1 Report. Balerini Eris Nezha tregon hapat e tij të parë në shkollën e baletit në Shqipëri, e më pas vijimin e studimeve në teatrin e “La Scala-s” në Itali. Ndërsa pas performancës së “Zhizel” në TKOB, Nezha thotë se “në skenën e TKOB dhe para publikut shqiptar u ndjeva në shtëpi”. “Unë bëra 4 vite në shkollën e baletit në Shqipëri, dhe vijova më pas në teatrin e La Scalës.

Vazhdova karrierën time jashtë shtetit, dhe e shihja skenën e TKOB si diçka të madhe. E kisha ëndërr që i vogël, të performoja në teatrin shqiptar. Nuk kam pasur mundësinë, apo një ftesë, dhe doja të kthehesha, dhe të tregoja sesi isha unë dhe sesi kërceja. Doja të kërceja me një balet të tërë. Derisa mora një telefonatë nga Ilir Kerni, që do të vihej në skenë “Zhizel”. Na pritën shumë mirë publiku dhe trupa e baletit. Ishim të gjithë bashkë shumë mirë në skenë. Për mua ishte një emocion i fortë, dhe besoj se kam dhënë shumë. U ndjeva në shtëpi, edhe nga mënyra si më pritën.

U ndjeva ai fëmija që ishte 15 vjeç, sikur u riktheva”, tha Nezha. Prima balerina Petra Conti pas suksesit të “Zhizel” u shpreh për publikun shqiptar se “mendoj se është publiku më i mirë që kemi pasur. Ka qenë i ngrohtë dhe i dashur”. Duke u ndalur tek performanca në skenë, Eris Nezha tha se “Zhizel është një rol artistikisht është i vështirë për t’u arritur, por ne e përjetuam plotësisht atë që performuam në skenë”. Petra Conti dhe Eris Nezha janë balerinë të parë të Teatrit të “La Scala-s” në Milano dhe të “Boston Ballet”. Të mësuar me skena ndërkombëtare ata e provojnë suksesin e tyre edhe në Shqipëri nën "Zhizel'-in e tyre të preferuar.

Shkrimi u publikua sot (11.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane