Ngërçet tek të porsalindurit

Ngërçet tek të porsalindurit
Miti i parë: Foshnja qan që të manipulojë me prindërit
E pasaktë. Në periudhën kur lajmërohen ngërçet, më saktësisht në javën e dytë apo të tretë të jetës, foshnja ende nuk e ka vetëdijen e aq të zhvilluar, që të mund të ndikojë në botën e jashtme. Foshnja qan, sepse nuk di mënyrë tjetër për të manifestuar shqetësimin e saj.

Miti i dytë: Do ta llastoj foshnjen nëse e mbaj shpesh
E pasaktë. Nuk egziston mënyra për ta llastuar foshnjen. Përkundrazi, foshnjes i pëlqen të ndjejë kujdesin dhe butësinë e nënës, dhe kjo mund ta qetësojë atë në momentet kur vuan nga gazërat.

Miti i tretë: Nëse foshnja ka ngërçe, duhet ti jepen drithëra në njërin vakt
E pasaktë. Nuk është e dokumentuar që drithërat parandalojnë ngërçet, para se gjithash edhe mund ti bëjnë dëm foshnjes suaj nëse i jepni ushqim të fortë para kohës së parashikuar. Foshnjat gjer në gjashtë muaj duhet të ushqehen me qumësht gjiri apo formule, përderisa mjeku nuk iu këshillon ndryshe.

Miti i katërt: Shoqja ime më ka rekomanduar pikat të cilat ndikojnë përkohësisht
E pasaktë. Në asnjë mënyrë nuk mund ti jepni foshnjes tuaj ndonjë preparat mjekësorë apo ndonjë substancë para se të konsultoheni me mjekun apo pediatrin tuaj. Nuk reagojnë të gjitha foshnjat në ngërçe dhe në ilaçe njëlloj.

Miti i pestë: Ushqimi artificial shkakton ngërçe
E pasaktë. Shumica e hulumtimeve pohojnë që nuk egziston dallimi në përqindje të paraqitjes së ngërçeve tek foshnjat që ushqehen me gji apo ato që ushqehen me ushqim artificial.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve