Nga 1 Janari 2015 ndryshon
akciza për produktet e “luksit”
Nga 1 Janari 2015, bizneset do të paguajnë taksa të reja për produktet e ashquajtura “të luksit”.Për produkte si kafeja, pijet energjike, birra, vera apo duhani do të paguhen nivele të tjera akcize nga sa paguahetr tani.
TIRANE - Nga 1 Janari 2015, bizneset do të paguajnë taksa të reja për produktet e ashquajtura “të luksit”. Për produkte si kafeja, pijet energjike, birra, vera apo duhani do të paguhen nivele të tjera akcize nga sa paguahet tani. Referuar vendimit të botuar në Fletoren Zytare, akciza është 60 lekë kilogrami, akciza për pijet energjike është 30 lekë për litër ndërsa akciza për birrën varion nga 360 deri në 710 lekë për hektolitër, në varësi të përqindjes së alkoolit.
Për verën, akciza që do të paguhet varion nga 2 mijë deri në 12 mijë lekë ndërsa për pijet alkoolike me përmbajtje alkooli nga 15-22 për qind, do të paguhen 5 mijë e 200 lekë për hektolitër. Sa i përket purove do të paguhet akcizë 2500 lekë për kilogram ndërsa për fishekzjarret, në ligj është përcaktuar se akciza do të jetë 200 lekë për kilogramë.
Gjatë diskutimit të paketës fiskale të vitit 2015, qeveria kishte propozuar heqjen e akcizës për pijet energjike, por ky ndryshim nuk u miratua pasi deputetët e mazhorancës dolën kundër. Ndërkohë, qeveria miratoi rritjen e akcizës për cigaret, që duke nisur nga viti i ardhshëm do të ketë një rritje të përvitshme.
Efekti pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit nga rritja e akcizës, për vitin 2015 parashikohet të jetë rreth 3.4 miliardë lekë.
Akciza e produkteve të luksitKafe e dekafeneizuar ose jo 60 lekë/kg
Pijet energjike 30 lekë/litri
Birra 360-710 lekë për hektolitër
Vera 2 mijë-12 mijë lekë/HL
Pijet alkoolike 15-22% 5 200 lekë/HL
Puro dhe cigarillos 2500 lekë/kgFishekzjarret 200 lekë/kg
ATSH
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
74.3%
-
Jo
18.8%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 3464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Gjithë qyteti pret Jurgen Klopp, trajneri letër lamtumire tifozëve të Liverpool
19 Maj, 16:53
-
Në 1 qershor PD zhvillon Kuvendin për prezantimin e Programit, Agalliu: Do të kërkojmë votën e shqiptarëve për të larguar këtë qeveri të korruptuar
19 Maj, 16:53
-
VIDEO-LAJM/ President i Iranit zhdukur, ekipet e shpëtimit kërkojnë Raisin në zonën e uljes emergjente
19 Maj, 16:52
-
Formula 1/ Max Verstappen 'merr hak', fiton garën e Imolas në Itali! Në podium edhe Ferrari, befason Lando Norris
19 Maj, 16:36
-
Në Dajç të Lezhës ruhet tradita e prodhimit të mëndafshit! Lejla Bejleri prej 50 vitesh ushtron këtë profesion: Detyrim moral t'ua përcjellim brezave
19 Maj, 16:35
-
Revoltë në burgun italian, të dënuar të armatosur plagosin dy policë
19 Maj, 16:21
-
Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë (VIDEO)
19 Maj, 16:01
-
Lushnjë, babai plagos me çifte vajzën e divorcuar dhe më pas vret veten! 40-vjeçarja në gjendje të rëndë (EMRAT)
19 Maj, 15:57
-
Kampionati Ballkanik i ‘bodybuilding’ në Gjirokastër, sportistë nga 16-60 vjeç garojnë në 9 disiplina të ndryshme
19 Maj, 15:54
-
Iran/ Incident me helikopterin ku udhëtonte presidenti iranian Efraim Raisi, nuk dihet nëse është rrëzuar apo ka bërë ulje të detyruar
19 Maj, 15:50
-
Prindërit e Hashim Thaçit në Hagë për ta vizituar djalin e tyre në paraburgim
19 Maj, 15:44
-
VIDEO/ Lë Skënderbeun si kampione, volejbollistja Gjata: Pas 11 vitesh stërvitje koha për një aventurë jashtë vendit
19 Maj, 15:43