Nga 1 janari/ Sa rritet mosha e pensionit dhe vitet e punës që duhen

Nga 1 janari/ Sa rritet mosha e pensionit dhe vitet e punës që duhen

Foto ilustruese

Nga data 1 janar 2019 rritet mosha e pensionit si dhe vitet e punës që duhet për të përfituar të plotë pensionin e pleqërisë. Si burrat edhe gratë preken nga ndryshimi i moshës por edhe për vitet e punës. Që prej vitit 2016 mosha e pensionit për gratë ka ardhur duke u rritur me çdo dy muaj në çdo vit.

Sot gratë dalin në pension në moshën 60 vjeç e 8 muaj, por duke filluar nga data 1 janar 2019 mosha e daljes në pension rritet me dy muaj. Kjo do të thotë se gratë nga data 1 janar do të dalin në pension në moshën 60 vjeç e 10 muaj. Ndërsa për burrat mosha nuk ndryshon deri në vitin 2032, pasi pas këtij viti fillon dhe rritet mosha e daljes në pension për ta. Bashkë me moshën ndryshojnë edhe vitet e punës.

Skema e pensioneve parashikon që si burrat, por edhe gratë të paguajnë më shumë kontribute në mënyrë që të përfitojnë pensionin e plotë të pleqërisë. Nga 1 janari i 2019-së gratë dhe burrat duhet të kenë 36 vite e 8 muaj punë të deklaruar, në mënyrë që të përfitojnë pensionin e plotë. Skema e pensioneve përcakton se çdo vit rritet me 4 muaj kontributet që duhen paguar për të përfituar pensionin. Pra në 2020 do të duhen 37 vite punë për të marrë pensionin e plotë të pleqërisë.

Pensioni i pleqërisë
Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social. - Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë periudhës kontributive. - Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

Pension para kohe
Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit.

Koeficienti i reduktimit është 0.6 % në muaj. Shëmbull: Nëqoftëse një përfitues kërkon pension të reduktuar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t’i caktohet 24.000 lekë, do t’i zbritet 12 % (që del nga prodhimi i 20 (muaj) që e ka përfituar më shpejt pensionin e pleqërisë me 06 %, që është koeficienti i miratuar).

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • agim: 06/12/2018 10:02

    Hiqni fare.Late name me keto menyra xhvatjeje.Spo e tregoni veten se jeni as njers po katila. Hiqni fare o pisanjosa. *Si spaski pak turpe Zoti u mallkofte Hiqni fare Apo su ngopet me gjakun tone. Zoti ju cfarofte. Katila thjeshte gjakpirres e mashtrues

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim