Nga 1 maji fillon shkrirja e 9 Gjykatave të Shkallës së Parë! 600 dosje transferohen nga Pogradeci në Korçë, kryetari: Në prill ndërpritet shorti

Teksa gjykatat e Apelit në rrethe kyçen të mërkurën e 1 shkurtit, ato të Shkallës së Parë kanë afat deri më 1 Maj të 2023-shin. Ndërmjet 9 gjykatave që mbyllen është dhe ajo e Pogradecit. Kryetari, Artan Jaholli në një intervistë për Report TV tha se këto ditë mblidhet komisioni për transferimin e punonjësve.

“Hapi i parë me transferimin e personelit, ku do të ngrihet një komision ristrukturimi i cili ka parashikuar të sistemojë personelin që ndodhet këtu ta zhvendosi në Gjykatën e Korçës. Ende nuk ka filluar funksionimi si komision”, tha Jahollari.

Nga muaji prill seancat do të ndërpriten ndërsa 600 dosje transferohen nga Pogradeci në Korçë.

“Këtu kemi rreth 600 dosje që presin të gjykohen, është një numër relativisht i madh i dosjeve. Ne si Gjykatë kemi planifikuar gjyqe për Muajin Shkurt, Mars 2023 dhe tani nuk e dimë nëse do planifikojmë për Prillin. Presim të dalë një Akt tjetër nënligjor i cili do japi mënyrën si do menaxhohen çështjet. Pritet të ketë dhe një ndërprerje të shortit në muajin e fundit të punës që të mos ketë çështje të reja të regjistruara”, u shpreh Jahollari.

Avokatët thanë se mbyllja e gjykatave dhe transferimi i dosjeve do të sjellë zvarritje për qytetarët që presin drejtësi.

“Çështjet e pashortuara do të hidhen në short, por edhe për të tjerat është e nevojshme të plotësohet trupa gjykuese. Kjo sjell një vonesë shumë të gjatë të zhvillimit të gjykimeve dhe së dyti kostot më të shtuara për qytetarët në proceset gjyqësore”, tha Endri Çela.

Ndërsa Anton Kosteri kryetar i Dhomës së Avokatisë Shkodër shprehet se do të vazhdojë beteja ligjore kundër Këshillit të Lartë Gjyqësor në Kushtetuese.

“Tarifat do të rriten për qytetarët që duan të marrin shërbime gjyqësore, duke përfshirë dhe koston e udhëtimit drejt Tiranës pas transferimit të Apelit. Zhgënjimi me KLGJ vazhdon por reagimi do të jetë institucional. Kemi bërë kërkesë për ta çuar Gjykatën Kushtetuese që do përfaqësohet nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë”, u shpreh Kosteri.

Janë 2100 dosje në vit nga Shkodra dhe afro 32 mijë nga gjithë Shqipëria transferohen në Apelin e Tiranës, ndërsa ende nuk ka asnjë vendim për godinat e gjykatave në rrethe, që janë ndërtuar vitet e fundit.  

Harta e re do të funksionojë me 16 gjykata në total, 13 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative. KLGJ shkriu 18 gjykata, duke reduktuar gjykatat e Apelit në një të vetme në Tiranë, nga 5 gjykata Administrative do jenë në vetëm dy, në kryeqytet dhe në Lushnje, ndërsa nga 22 që ishin, me hartën e re, nga 1 shkurti do të jenë vetëm 13 gjykata të Shkallës së Parë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sherbim Juridik: 31/01/2023 19:58

    Mjere kush ka hall. Lum keta qe po mbledhin perfitime ne Tirane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja