Nga 1997, 250  policë e komisarë të vrarë

Nga 1997, 250  policë e komisarë të vrarë
Sipas të dhënave zyr tare, mbi 250 efektivë policie rezultojnë të vrarë deri më sot. Numri më i lartë i vrasjeve të policëve ka ndodhur në periudhën 1997. Në vitin 2000 u ekzekutua në detyrë ish-drejtori i policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari, ndërsa polici Gjon Paçuku që u vra në qershor 2000. Në gusht 2003 u vra në Durrës komisar Gani Malushi. Një tjetër ngjarje e rëndë ishte vrasja e dy policëve në Kukës, Shkëlzen Dobrushi e Ramazan Hila, në 24 mars 2009 në fshatin Shënmri, ndërsa në 7 gusht ranë në krye të detyrës katër policë në Durrës, në aksionin për kapjen e Dritan Dajtit. Fatos Xhani, shefi i Forcave të Operacioneve Speciale, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Kastriot Feska, u vranë në operacion për kapjen e të shumëkërkuarit.
Vrasja tjetër e një efektivi policie ndodhi në Malësinë e Madhe, kur Kolë Ndreshaj, 41 vjeç, baba i dy fëmijëve u ekzekutuar në detyrë më 29 gusht 2010. Më 13 shtator 2012 u vra Adem Tahiraj, shefi i komisariatit te Shijakut në një operacion kontrolli për armëmbajtje pa leje. Një ditë më pas (14 shtator) u arrestua autori Ilir Xhakja.
(sg/shqiptarja.com)
.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

‘Sheshi Uillson’, qytetari përfundon në asfalt i shtrirë, protestuesja ulet mbi taksi, Policia e tërheq zvarrë! Edhe deputetët tentojnë bllokimin e mjeteve

‘Sheshi Uillson’, qytetari përfundon në asfalt i shtrirë, protestuesja ulet mbi taksi, Policia e tërheq zvarrë! Edhe deputetët tentojnë bllokimin e mjeteve