Të gjitha bizneset që do të licencohen në aktivitetin e prodhimit të kriptomonedhave në Shqipëri, do të tatohen me 15% prej vitit të ardhshëm. Propozimin e parashikuar në projektligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat, ekspertët e cilësojnë një hap të nxituar dhe pa efekt pozitiv në ekonomi.
“Ndoshta në ligj le të theksohet por nuk ka efekte sepse në këto momente ne e dimë që zero përqind e ndërmarrjeve që potencialisht ushtrojnë aktivitet janë të licencuar. Porsa kohë ne nuk kemi licenca, edhe efekti apo impakti që do të ketë do të jetë zero”, thotë eksperti i ekonomisë Genti Beqiri.
Eksperti Genti Beqiri thekson se përsa kohë nuk ka kompani të licencuara për këtë aktivitet, por nga ana tjetër ka subjekte që punojnë në mënyrë të paligjshme, vendosja e tatimit mund të nxisë më tej informalitetin.
“Ndoshta është e përshpejtuar 15%, sepse ne kërkonim që ky sektor të zhvillohej të kishim njerëz të interesuar, të regjistruar dhe të formalizoheshin. Vendosja e tatimit 15% vazhdon ti mbaj ato në informalitet dhe nuk do i stimulojë. Ndoshta ato duhet të ishin pjesë e një ligji më të përgjithshëm por jemi duke i mbajtur në informalitet edhe ato që janë sektor aktualisht duke mos u formalizuar”, shprehet eksperti Beqiri.
Po ashtu do të tatohen të gjitha transaksionet që do të kryejnë bizneset me mjete virtuale. Sipas projektligjit, kur të ardhurat klasifikohen nga investimet me përjashtim të dividendëve do të tatohen me 15%, ndërsa të ardhurat nga biznesi kanë shkallë të ndryshme tatimi, në varësi të të ardhurave që krijon gjatë një viti.
Prej vitit 2020 në Shqipëri ka hyrë në fuqi ligji “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, që i hap rrugën përdorimit të kriptovalutave në vend, por deri më tani nuk raportohet për asnjë subjekt të licencuar, pavarësisht se policia ka identifikuar raste të ushtrimit të aktivitetit në paligjshmëri.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2869
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Comedian’, banania e ngjitur në mur shitet 6.2 milionë dollarë në një ankand në New York
21 Nëntor, 15:30
-
Operacioni kundër kriptovalutave, gjykata lë në burg kryefinancierin e televizionit të Familjes Berisha dhe 11 të arrestuar, 6 'detyrim me paraqitje' 2 'arrest shtëpie'
21 Nëntor, 10:56
-
Policia arreston kryefinancierin e televizionit të Familjes Berisha si pjesë e bandës së kriptovalutave! Paguan rrogat cash të gazetarëve te ‘Syri’ me zarfe pa i deklaruar (DOSJE)
18 Nëntor, 17:12
-
Operacion kundër kriptovalutave në Tiranë e Shkodër! Firmosen 20 urdhër-arreste për pastrim parash, 6 janë pronarë 'këmbimi valutor'! 18 të arrestuar, 2 në kërkim, sekuestrohen 750 mijë € (EMRAT)
18 Nëntor, 10:00
-
'Antikorrupsioni'/ Drejtori i Hetimit të Krimit Ekonomik: Kriptovalutat po përdoren për fshehjen e parave! Zv.Ministri i Drejtësisë dhe Mbikqyrësi në BSH: Paratë pastrohen nga sasia e lartë e cash
15 Nëntor, 12:08
-
Kriptovalutat marrin goditje historike, Bitcoin dhe simotrat në rënie drastike, 18% brenda një dite! Tremben investitorët
5 Gusht, 11:05
-
Tepelenë/ U zbulohet 'fermë' kriptovalutash në banesë, në pranga 67-vjeçari, në kërkim djali i tij
8 Maj, 13:10
-
Mal i Zi, shkaktoi 40 miliardë dollarë humbje, themeluesi i kriptomonedhës ‘Terra’ do të ekstradohet në SHBA
22 Shkurt, 15:39
-
Shpërthimi i tregut të kriptomonedhave, çfarë po ndodh?
10 Janar, 11:36
-
Binance, platforma më e madhe e kriptomonedhave, gjobitet 4 miliardë dollarë
22 Nëntor 2023, 08:34
-
Rëndojnë 7 akuza mbi të, Ish-bosi i kriptove shpallet fajtor për mashtrimin e klientëve
3 Nëntor 2023, 09:55
-
Zbulohet në Hong Kong mashtrimi më i madh me kriptomonedha, 1641 investitorë investuan 1.2 mld dollarë
22 Shtator 2023, 13:58
Gent gazheli duhet ta dije me mire se si funksionon meqe ka patur edhe nje shkrese per kete gje. Ne fakt edhe rama edhe policia e kishte si shkrese por zgjodhen te merrnin 1 miljon dollar afersisht dhe te benin ate qe dijme te bejne me mire. Eldi doganes gjithashtu e di mire se si futen. Por askush nuk e rruan
PërgjigjuVec per te taksuar i rreh mendja 24 ore ne dite.
Përgjigjuhahahahahahaha lot
Përgjigjuketa duan te bejne nje ligj sepse ... keshtu na do menderja. nuk i gjen dot transferat, prandaj dhe crypto eshte bere. bizneset nuk jane budallej qe dhe kur bejne biznes me krypto ta deklarojne. Ne sistemin normal taksimi ndodh qe te kapin per transaksionet, por BC shume e perpjete. do dhe takse ky palo shtet ... hajde hidh aty ne grumbull dhe nje ligj tjeter te zere pluhur
Përgjigjuun kriptovaluten e perdor per me shmang shtetin, ky hajdari dashka me na taksu.. po problemi esht se ska si na gjen, esht nje xhep qe sna e kontrollon dot o ... i gjat
PërgjigjuEj nji pytje kisha un. Si me ja bo tsh me kalu fitimet n kripto n bank pa u taksu ose pa ron n sy?
do mundeni ti taksoni nese deklarohen ,po nese nuk deklarohen skeni asnje shans te merrni takse,dhe duke qene se me se shumti perdoret nga kriminaliteti as qe do e merrni vesh jo me ta taksoni o shtet ...
Përgjigju