Vetëm pak javë pas kalimit të 100% të aksioneve të aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit tek kompania shqiptar, TIA, njofton fillimin për herë të parë të fluturimeve Tiranë-Dubai. Në kontratën koncesionare të ndryshuar qeveria e vuri si kusht zgjatimin e pistët dhe garantimin e fluturimeve trans-oqeanike. Fluturimet drejt Dubait do të nisin 28 mars.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njofton fillimin e fluturimeve direkte me Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait (DBX) dhe anasjelltas, duke filluar nga data 28 Mars 2021. Linja ajrore me bazë në Dubai, Flydubai, do të operojë dy herë në javë, të Enjteve dhe të Dielave, me një Boeing 737.
Flydubai do të jetë linja e parë me qendër në Dubai që ofron fluturime direkte në këtë itinerar.
Fluturimet do të nisen nga TIA në 13.30 të pasdites duke arritur në DXB në 21.55 të darkës, të orës lokale. Fluturimi i kthimit niset në 9:35 të mëngjesit, ora lokale, nga Dubai dhe arrin në TIA në 12.30 të drekës.
Kompania ajrore Emirates do të operojë tranzit së bashku me kompaninë Flydubai duke u ofruar udhëtarëve më shumë lidhje pa ndërprerje përmes qendrës ndërkombëtare të aviacionit të Dubait në 155 destinacione duke përfshirë Australinë, Kinën, Oqeanin Indian, Japoninë dhe Azinë Jugore.
Për orarin e plotë dhe çmimet, ju lutemi vizitoni: https://www.flydubai.com/en/plan/timetable ndërkohë që biletat janë në shitje nga 10 Mars 2021.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 4185
Lajme të tjera
-
Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës
25 Prill, 16:08
-
Vjen për herë të parë në Tiranë 'Festivali i Verës Merano', Veliaj: Histori suksesi për kryeqytetin, fokusi ynë të promovojmë produktet Made in Albania
25 Prill, 15:20
-
Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë për projektin
25 Prill, 12:51
-
Basketboll meshkuj/ Fillon faza play-off, Besëlidhja fiton ndaj Tiranës në ndeshjen e parë
25 Prill, 11:55
-
Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)
25 Prill, 11:32
-
'EXPO Albania', studioja e arkitektit amerikan Steven Hall fiton konkursin për ndërtimin e qendrës së re të panaireve
25 Prill, 10:32
-
U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin tek dera e burgut
24 Prill, 18:50
-
I burgosuri me karrocë largohet nga burgu i Shën Kollit: Faleminderit Zotit që ia arritëm kësaj dite
24 Prill, 14:18
-
Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën, përmbaruesi për Report TV: Çështja do hetohet në themel
24 Prill, 12:59
-
Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?
24 Prill, 10:02
-
FOTOT/ Nuk kishin firmat e nevojshme, Kryesia e Keshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës për thirrjen urgjente të mbledhjes
23 Prill, 21:24
-
Siguria Publike, Balla firmos në Abu Dhabi marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY
23 Prill, 20:02