Nga 31 maji, nis 'Java e Italisë' , në qendër të aktiviteteve të rinjtë dhe bashkëpunimi mes 2 vendeve

Nga 31 maji, nis 'Java e Italisë' , në qendër të aktiviteteve të rinjtë dhe bashkëpunimi mes 2 vendeve

Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci

TIRANË- Nga 31 maji, në kuadër të programit të nisur nga Kryeministri Edi Rama, kjo javë do i dedikohet totalisht kulturës italiane. Në Tiranë do të ketë një sërë aktivitetesh që kanë në fokus muzikën, ekonomikë, artin dhe muzikën.

Do të jetë ambasadori i Italisë në Shqipërisë, Fabrizio Bucci i cili do të organizojë ceremoninë e çeljes së “Javës së Italisë” në 31 maj 2022, në orën 13.00, në Rezidencën e Italisë. 

Në qendër të veprimtarive do të jenë të rinjtë dhe mundësitë e bashkëpunimit midis rinisë italiane e asaj shqiptare: vlen të përmendim shfaqjen operistike “Një ballo me maska”, veprën e artit digjital “Pink cities”, “Pizza Village” në Sheshin Italia.

Në ceremoninë e çeljes së “Javës së Italisë”, do të jenë të pranishëm, ndër të tjerë, edhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, si edhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

 

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur