Viti i ri akademik! Nga 4 shtatori nisin regjistrimet për studentët në konvikte, ja procedura e re

Viti i ri akademik! Nga 4 shtatori nisin regjistrimet për studentët në konvikte, ja procedura e re

Konviktet e reja për studentët

Nga 4 shtatori, nisin regjistrimet për akomodimin e studentëve për vitin e ri akademik 2023-2024, pranë Rezidencës Studentore Universitare Nr.1 dhe Rezidencat e Universitetit Bujqësor.

Në 22 godinat e Rezidencën Studentore Universitare nr.1 përfshirë edhe 7 Rezidencat e Universitetit Bujqësor mund të akomodohen në total 6506 studentë.

Rezervimet për akomodim, mund të bëhen në platformën online, “Rezidenca Studentore Universitare Nr.1, Tiranë”. Rezervimet online do të jenë te hapura gjatë gjithë vitit akademik dhe kryhen në linkun e mëposhtëm: https://qytetistudenti.tirana.al/

Për t’u regjistruar, studentët duhet të paraqesin kartën e studentit /vërtetim fakulteti; ID; 2 foto dhe mandati i pagesës.

Godinat janë të rikostruktuara së fundmi me kushte bashkëkohore duke ofruar dhe salla studimi dhe ëi-fi.

Disa prej godinave pas rikonstruksionit të plotë janë rikonceptuar në formën e mini-apartamenteve (3+2 dhe 2+2), me nyje sanitare në brendësi të saj dhe me kushte bashkëkohore dhe ëi-fi.

Gjithashtu janë në proces rikonstruksioni 5 godina te tjera, konkretisht godinat nr.3,4,14,16,17 sipas projektit të KFË.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ SHBA akuzon Rusinë për përdorimin e armëve kimike, Moska e mohon

Lufta në Ukrainë/ SHBA akuzon Rusinë për përdorimin e armëve kimike, Moska e mohon