"Tirana Open 1",  eshte  evenimenti më i ri qe do te organizohet nga 6-13 maj ne kryeqytet nga Tirana Open, nje organizate jo qeveritare  që ka në fokus zhvillimet e kulturës bashkëkohore dhe promovimin e tyre. Festivali do te  zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit Edi Rama, dhe Ministrisë së Kulturës, duke sjellë së bashku gjini te  shumëllojshme arti dhe një program të pasur shumë-disiplinor.
Në 7 ditë,  ngjarja e madhe festive që do të mbledhe nën çatinë e artit pamor, arkitekturën, librin, filmin dhe muzikën për të bërë kështu të qasshme për një publik të gjerë të rejat më të fundit të këtyre fushave, në ambjente si Galerina Kombëtare e Arteve, Piramida, Kryeministria, Galeria Zeta, Qendra Rinore, Pallati i Kongreseve etj, do të zhvillohen një sër aktivitetesh kulturore, që synojnë të ngrejnë një dialog sa më të gjerë mes njerëzve dhe institucioneve të kulturës.
Duke pasur në vëmendje jo vetëm kulturën në vendin tonë, por edhe atë ndërkombëtare, synojmë të ngrejmë një dialog 
Ministria e Kulturës ne nje njoftimi për shtyp sqaron se "Tirana Open" hulumton bashkëqytetarët e saj si në një laborator të gjallë të kulturës hibride dhe një model alternativ për zhvillimin urban dhe angazhimin e audiences, duke shtuar se "kjo nuk është një provë gjenerale, por një realitet i gjallë."
"Tirana Open 1" Festivali i Librit dhe Arteve është një ftesë për të përhapur fjalën që Tirana është një shesh urban që nuk ka barriera kulturore, por kufij të vetëm porozë të përkatësisë kulturore.
"Duke ftuar institucionet kulturore ndërkombëtare për të marrë pjesë në këtë event, shpresojmë që institucionet lokale dhe qytetarët e Tiranës të ndjehen pak si vizitorë në qytetin e tyre, dhe për t'i bërë vizitorët të ndjehen si qytetarë të Tiranës",sipas njoftimit.
Tirana Open-Festivali i librit paraqet një panair gjithëpërfshirës të librit për  nxitjen e shkëmbimit kulturor mes autorëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë.  Me stenda nga shumica e shtëpive botuese të librit të Shqipërisë, panairi është organizuar në katin e parë të Pallatit të Kongreseve. Panairi do t'iu paraqesë ngjarjet e përditshme lexuesve me të ftuar të veçantë të festivalit, shkrimtarë si Roberto Saviano, Giuseppe Catozzella, Victoria Hislop, Drago Jancar, Gerrard Williams, Paolo Muner, Frank Millet Do të përfshihen në këtë aktivitet nxënës, liceistë, studentë lexues te gjithëllojshëm. Me nxenesit e Liceut Artistik Jordan Misja, do të zhvillohet një konkurs për ilustrimet i cili do të rezervojë dhe një çmim. Gjithashtu në mjediset e Festivalit do të zhvillohet ceremonia për dhënien e Çmimit "Ardian Klosi" librit më të mirë publicistik i sponsorizuar nga Traduki , rrjeti europian për letërsinë dhe librat që ndihmon në përkthimin dhe përhapjen e kulturës dhe botimeve. Juria përbëhet nga autorë të mirënjohur shqiptarë dhe gazetarë. Publicisti Piro Misha, shkrimtarët Ardian Vehbiu dhe Bashkim Shehu dhe gazetarja Rudina Xhunga.
Tirana Open-paMUR, seksioni i arteve bashkëkohore të festivalit, paraqet një projekt të ftuarish specialë si artisti i famshëm William Kentridge (Afrika e Jugut), dhe një konkurs videosh nga artistë të shquar ndërkombëtarë dhe vendas, përfshirë Yuri Ancarani (Fondazione Sandretto Re Rebaudengo, Torino), Olivo Barbieri (MAXII, Rome), Henry Chapman (T293 Gallery, Naples), Donika Cina  (Galeria e Vogël, Tirana), Alberto Di Fabio (Gagosian Gallery, London), Nathalie Djurberg (Museo Pascali, Polignano a Mare, DZT Collective (Stefano Romano & Eri Çobo), TICA (Tirana Institute of Contemporary Art), Tirana, Yllka Gjollesha (Zeta Gallery, Tirana), Elis Gjoni (Art Kontakt, Tirana), Felix Gmelin (Stacion - Center for Contemporary Art, Prishtina), Ibro Hasanovic (Tirana Art Lab, Tirana), Aurora Kalemi (Zenit Gallery, Tirana), Santiago Mostyn (Moderna Museet, Malmö), Alban Muja (Tulla Culture Center, Tirana), Marzena Nowak (Gregor Podnar Gallery, Berlin), Matilda Odobashi (FAB, Tirana), Anri Sala (Hauser & Wirth Gallery, Zurich), Sissi (MAM Foundation, Tirana), Cauleen Smith (Museum of Contemporary Art, Chicago), Stefanos Tsivopoulos (Thessaloniki Center of Contemporary Art, Thessaloniki), The Two Gullivers (Flutura Preka & Besnik Haxhillari; Marina Abramovic Institute,Hudson,New York), Nasan Tur (Blain/Southern Gallery, London), Nico Vascellari (The National Gallery of Arts, Tirana), Kostis Velonis (Kunsthalle Athena, Athens), Driant Zeneli (Fondazione Pistoletto, Biella). Përfundon me dhënien e një çmimi në nderim të artistit të famshëm shqiptar Danish Jukniu. Juria e konkursit përfshin Edoardo Bonaspetti (Mousse Magazine), Cathryn Drake (Artforum & Frieze Magazine), dhe Michele Robecchi (Phaidon).
Artisti Adrian Paci (Shkodër/Milano) do të mbajë një referim mbi veprën artistike.
Tirana Open-Muzika e Bienale Musica Venecia-s dhe kompanisë së operas italiane bashkëkohore Cantieri Teatrali Koreja do të udhëtojë për në Shqipëri me prodhimin e tij , Katër i Radës  Il Naufragio. Festivali do të përmbajë gjithashtu koncerte nga grupe të shquar Fanfara Tirana dhe Gipsy Groove.
Tirana Open-Film.  Ne kete sesion perfshihet lista e filmave te përfshirë në DocuTIFF, dhe dokumentarë  nga Tirana International Film Festival (TIFF). Po ashtu do te shfaqen dhe katër filma të fundit izraelitë,  paraqitur nga Akademia e Filmit dhe Multimedias MARUBI (MARUBI).
Tirana Open-Arkitekturë. Laboratori Urban Tirana Albania ( ULTRA ) do të paraqitet me një festival vjetor të komenteve dhe ideve të jetës urbane dhe hapësirën e ndërtuar.  Kjo e gjitha  në kontekstin e ndryshimit të hapësirës urbane, kuruar nga Elian Stefa.
/atsh/