TIRANË- Kanë mjaftuar 4 muaj pandemi që borxhi publik në vend të arrij nivelin më të lartë historik. Ministria e Financave raporton se 6-mujori i parë i vitit, është mbyllur me një borxh që e kalon 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Stoku i borxhit më 30 qershor të këtij viti arriti në 1.26 trilionë lekë, ose 10.2 miliardë euro, nga 1.16 trilionë që ishte në fund të vitit 2019. Ndërsa në përqindje nga dhjetori i vitit të shkuar e deri fund të qershorit borxhi është rritur me 14.18%, ose1 miliardë euro , duke kapërcyer të gjitha pritshmëritë e qeverisë.
Në rishikimin e fundit të buxhetit në muajin korrik Ministria e Financave vendosi si tavan nivelin e 80% për vitin 2020, si pasojë e nevojave që lindën nga pandemia COVID-19. Ky nivel tashmë është kapërcyer, ndërkaq që situata e krijuar ekonomike vijon të kërkojë më shumë financim.
Ndryshe nga tremujori i parë, në tremujorin e dytë të vitit është rritur niveli i borxhit në valutë të huaj, si pasojë e kredive të marra nga vendet e huaja si për pandeminë ashtu edhe për rindërtimin. Vlen të theksohet se detyrimet në valutë rrisin më tej rrezikun e shlyerjeve për shkak të luhatjeve në kursin e këmbimit.
Përpos kredive të marra nga jashtë, edhe garancitë sovrane të vëna në dispozicion të bizneseve në vlerën e 210 milionë eurove të cilat rrisin më tej borxhin deri në momentin që të fillojë shlyerja e tij.
Në finale sipas ekspertëve ky është borxh i qytetarëve. Nëse bëjmë një përllogaritje të raportit të borxhit për frymë, në bazë të numrit të popullsisë nga dhjetori deri qershor detyrimi u rrit me 422 euro për person. Aktualisht detyrimi për frymë për 2.8 milionë banor që ka vendi arrin në 3584 euro për person.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.3%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 8781
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë
21 Dhjetor 2024, 17:26
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor 2024, 14:43
-
Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës
16 Dhjetor 2024, 14:42
-
Shpërblimi i pranverës sa i këtij fundviti? Vendimi merret këtë muaj, do jetë mbi 5 mijë lekë
11 Dhjetor 2024, 15:32
-
‘Shkrihet’ Drejtoria, 2 ‘SH.A’ për Hekurudhën shqiptare! Transporti i pasagjerëve në duart e privatit, PD: Punonjësit po paguhen kot (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 17:50
-
Borxhi publik i Shqipërisë më 2025 do arrijë në 14,5 miliardë euro! Në fillim të vitit pritet emetimi i Eurobondit prej 650 mln euro
9 Dhjetor 2024, 17:56
-
Si do jetë gjendja financiare e familjeve në 2025-ën? Qeveria parashikon rënie papunësie, rroga më të larta dhe të ardhura për frymë mbi 10 mijë euro
7 Dhjetor 2024, 17:50
-
Borxhi publik afatshkurtër ka rënë në nivelet më të ulëta historike
2 Dhjetor 2024, 12:44
-
Borxhet e mbartura të Bashkive dhe Ministrive 10,5 mld lekë! Investime pa pasur fonde, Kavaja rekord, Tirana i përgjysmon për 9 muaj
1 Dhjetor 2024, 18:35
-
Mbledhja e Qeverisë, Vasilika Vjero largohet nga posti i zv/ministres së Financave pas katër vitesh
27 Nëntor 2024, 18:05
-
Shumë të ardhura pak shpenzime! Suficiti arrin në 720 mln euro, në 10 muaj u mblodhën 5.8 mld euro! U shpenzuan 5.1 mld euro
26 Nëntor 2024, 16:22
-
Fatos Çoçoli: Rilindja e pensioneve?
21 Nëntor 2024, 18:45
Edhe prape kerkoni mandat qeverises ju mafjoze, edhe prape vazhdoni me shpenzime maramendese me koncesione, me rruge qe kushtojne tre here me shume se ne gjermani, edhe prape keni surrat dilni neper tv e beni propogande, edhe prape shtoni pasurine me gjakun tone.....kjo eshte cmenduri! Edhe ju mediat qorre te pushtetit keto artikuj nxirini ne faqe te pare mos nxirrni ne krye te lajmit ate zdromsin turi nxire nga vakanca e dielli gushtit.
Përgjigju