Në vigjilje të Kurban Bajramit, Xhemile Metka hyri në dekadën e nëntë të jetës. “Ja ku jam, një nënë e devotshme”, thotë ajo.
Sot, 80 vite jetë, histori e kujtime, simbol i një brezi, nënë Xhemilja e cila vitet i mban me hir, ishte 18 vjeç kur për herë të parë vuri kokën në sexhde.
Ishte viti 1964, me Shqipërinë nën komunizëm, me izolim në rritje dhe kontroll ndaj shoqërisë, kur nënë Xhemilja nisi të praktikojë fenë, që regjimi i ateist i Enver Hoxhës e shihte si ‘armik ideologjik’ .
"Vjehrri im agjëronte fshehurazi. I bën edhe fletë rrufe. Kam qenë saldatore në oksigjenit. Më thanë ata shoqet, që dolën për pushim për të ngrenë diçka për mëngjes. Më thanë: Xhemile, vjehrrit tat i kanë bërë një fleterrufe, pse i thashë? Agjëron”, - kujton Xhemile Metka.
Megjithatë, 10 vite më vonë, në 1974-ën, një fotografi e saj saldatore do të shfaqej si ilustrim për angazhimin e gruas shqiptare duke punuar në profile nga më të vështirat, që ishin kryesisht “sektorë burrash”.

Xhemile Metka në 1974, gjatë punës si saldatore
E lindur në vitin 1946 në Dibër, sot nënë e katër fëmijëve, Xhemile Metka, e cila edhe këtë Kurban Bajram nuk e humbi faljen e namazit në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë tregon për Report Tv se fenë islame e ka pasur të rrënjosur në familje.
“Prindërit e mi kanë qenë besimtarë. Unë kam qenë me xhami në shtëpi dhe s’kam pyetur për frikë, s’kam pasur frikë nga askush.”, thotë zonja Metka.
Nënë Xhemilja prej vitesh simbolin e kësaj feste, kurbanin, e ndan me familjet në nevojë.
“Kurbanin e kam bërë në Haxh. Unë jam lidhur me jetimët, sepse edhe babai edhe nëna ime kanë qenë jetimë. Jap dhe kam dhënë gjithmonë për jetimët.”, shprehet besimtarja.
80-vjeçarja Xhemile Metka ishte mes mijëra besimtarëve që u mblodhën në bulevard për të falur namazin e Kurban Bajramit.
Falja në orën 06.30 të mëngjesit, u drejtua nga kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu.
“Bota sot po kalon sprova të mëdha, luftëra, varfëri, pasiguri dhe krizë shpirtërore. Edhe shoqëria jonë përballet me këto sfida. Por ne nuk duhet ta humbasim shpresën tek i madhi Zot. Besimtari është njeri që ngrihet edhe kur koha bëhet shumë e vështirë për atë”, u shpreh kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu.
Kurban Bajrami përkujton devotshmërinë e Profetit Ibrahim, për të flijuar djalin e tij, në bindje ndaj besimit, para se Zoti ta zëvendësonte sakrificën me një dash.
Komente











Mbi 90% e atyre qe thone se faleshim apo luteshim apo praktikonin fene ne kohen e komunizmit genjejne. Edhe ti Xhemile je nje nga keta. Fotoja me saldatrice te pergenjeshtron 100%. Nese do ishe aq e devotshme dhe do praktikohe fene ne ate kohe, nuk do kishe pranuar te beje kete pune e para, dhe e dyta qe te dilje foto me kete lloj veshje. E tha mire komentuesi me poshte Tavuni, 1974 DRITA, 2026 ERRESIRA.
Përgjigju1974 DRITA - 2026 ERRESIRA Bastard Islamut. Cfare PS do ti me shamin e Arabithes???!! Po ju si Gazete Shqiptare pse u jepni hapsire Fellqsirave ??????
PërgjigjuSocializmi eshte tolerant or teeeejjjjj
Këto të ndershme që mbulohen a pallogen...
Përgjigju