Nga Meka, ku miliona besimtarë nga e gjithë bota bashkohen në lutje, përulësi dhe paqe, Presidenti Bajram Begaj uroi besimtarët myslimanë për Festën e Kurban Bajramit. Begaj thotë se kjo ditë është kujtesë për sakrificën, përkushtimin ndaj Zotit, solidaritetin me njëri-tjetrin.
"Kurban Bajrami është kujtesë për sakrificën, përkushtimin ndaj Zotit, solidaritetin me njëri-tjetrin dhe kujdesin për ata që kanë më shumë nevojë. Shoqëria bëhet më e fortë kur njerëzit ndajnë jo vetëm gëzimin, por edhe dhembjen dhe përgjegjësinë për tjetrin. Festa si Kurban Bajrami na rikujtojnë vlerat që i kemi mbajtur gjallë ndër shekuj: besimin, familjen, mikpritjen dhe respektin për njëri-tjetrin", shkruan Begaj.
Ndërsa Kryeministri Edi Rama, teksa ndau pamje nga spektakli me fishekzjarre në Xhaminë e Namazgjasë, uroi besimtarët Gëzuar Kurban Bajramin në rrjetet sociale.
“Ditë e bekuar, natë e ndritshme Gëzuar Kurban Bajramin”, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.
Drejtuesit e opozitës, i shprehën urimet e tyre nga Komuniteti Mysliman Shqiptar teksa zhvilluan vizitën tradicionale te kreu i KMSH Bujar Spahia.
"Të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë, por dhe të gjithë shqiptarëve që sakrifikojnë për të mirën e tyre, familjes, që sakrifikojnë për besimin tek Zoti dhe tek vendi, i uroj gëzuar këtë ditë. Ditë që simbolizon, frymëzon sakrificën mbi të cilën ndërtohet gjithçka e mirë në tërë historinë e njerëzimit",tha Berisha.
Në respekt të bashkëjetesës fetare, pas vizitës së tij te KMSH urimin për Kurban Bajramin e dha edhe Kryepeshkopi Joan, mesazhi i të cilit ishte bashkimi, në gëzim e vështirësi

Presidenti Bajram Begaj e ka uruar festën e Kurban Bajramit nga Meka, aty ku miliona besimtarë nga e gjithë bota bashkohen në lutje. Ndërsa uron më shumë begati e harmoni për familjet shqiptare, presidenti shkruan se forcohemi kur ndajmë me njëri-tjetrin edhe dhimbjen e përgjegjësinë.
Begaj shprehet se festa të tilla rikujtojnë vlerat e familjes, besimit dhe respektit.
“Të dashur besimtarë myslimanë,
Nga Meka, qyteti i shenjtë i besimit dhe paqes, në këtë ditë të shënuar të Kurban Bajramit, ju përcjell urimet më të përzemërta për më shumë begati, shëndet, harmoni dhe mirësi në familjet tuaja!
Kurban Bajrami është kujtesë për sakrificën, përkushtimin ndaj Zotit, solidaritetin me njëri-tjetrin dhe kujdesin për ata që kanë më shumë nevojë. Shoqëria bëhet më e fortë kur njerëzit ndajnë jo vetëm gëzimin, por edhe dhembjen dhe përgjegjësinë për tjetrin.
Festa si Kurban Bajrami na rikujtojnë vlerat që i kemi mbajtur gjallë ndër shekuj: besimin, familjen, mikpritjen dhe respektin për njëri-tjetrin.
Jam veçanërisht i nderuar që këtë festë ta pres në Mbretërinë e Arabisë Saudite me ftesë të Mbretit Salman bin Abdulaziz Al Saud, në vendin ku miliona besimtarë nga e gjithë bota bashkohen në lutje, përulësi dhe paqe.
Gëzuar Kurban Bajramin!
Zoti sjelltë paqe, mirësi dhe begati në çdo vatër shqiptare!”, shkruan presidenti.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u ka uruar besimtarëve myslimanë Kurban Barjamin, që kremtohet ditën e nesërme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka uruar më shumë mirësi, lumturi, begati dhe dashuri në familjet shqiptare.
Sipas ish-Presidentit, vetëm duke sakrifikuar për të mirën e përbashkët, ne jetojmë në përputhje me mësimet e shenjta.
Për Metën, Kurban Bajrami na kujton se vlera e vërtetë e besimit qëndron tek devotshmëria, mëshira dhe përkushtimi i sinqertë ndaj njëri-tjetrit.
Reagimi i Metës:
GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!
Ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve më shumë mirësi, lumturi, begati, dashuri dhe paqe në familjet tuaja!
Vetëm duke sakrifikuar për të mirën e përbashkët ne jetojmë në përputhje me mësimet e shenjta dhe porositë e Profetit.
Kurban Bajrami na kujton se vlera e vërtetë e besimit qëndron tek devotshmëria, mëshira dhe përkushtimi i sinqertë ndaj njëri-tjetrit.
“Tek Zoti nuk arrin as mishi dhe as gjaku i kurbanëve, por arrin devotshmëria juaj.” – Kuran









