Nga Al Kaeda te hakerat e Putinit, të gjitha sekretet e miliarderit Mike Lynch! Mister se si ‘babai’ i teknologjisë së spiunazhit dhe jahteve u mbyt në brigjet e Palermos

Nga Al Kaeda te hakerat e Putinit, të gjitha sekretet e miliarderit Mike Lynch! Mister se si ‘babai’ i teknologjisë së spiunazhit dhe jahteve u mbyt në brigjet e Palermos

Miliarderi Mike Lynch, i mbytur me jahtin e tij në brigjet e Porticello

Palermo- Mbytja e velierës luksoze “Bayesian” më 19 Gusht në brigjet e Porticello-s në Itali, ka lënë pas edhe disa mistere për dinamikën e ngjarjes fatkeqe, se si një mjet lundrues i këtij kalibri teknologjik dhe në pronësi pikërisht të “babait” të jahteve dhe teknologjisë së gjurmimit apo spiunazhit në botë, u përpi nga stuhia jo shumë larg brigjeve të Siçilisë.

Kërkimet me zhytës kanë sjellë rezultatet e para duke nxjerrë 5 nga 6 trupat e zhytur në thellësinë gati 50 metra të Mesdheut, mes tyre edhe manjati i jahteve Mike Lynch. Prokuroria italiane ka nisur hetimet dhe po merr në pyetje përveç 15 të mbijetuarve, edhe ekuipazhin e velierës. Në bord ishin gjithsej 22 pasagjerë, pjesa më e madhe e tyre VIP dhe të tjerët dëshmitarë të çështjes gjyqësore që manjati Lynch kishte fituar më 11 Gusht dhe po e festonte me një lundrim luksoz në Mesdhe.

Mirëpo, sekretet rreth veprimtarisë së Mike Lynch-it me siguri do të mbeten të paprekura përgjithmonë, sepse ato janë mbi të gjitha sekrete shtetërore. Që nga diplomimi në Kembrixh, e gjithë karriera e suksesshme e sipërmarrësit britanik është arritur duke aplikuar teknologjinë e informacionit në aktivitetet e inteligjencës, raporton “La Repubblica”.

Një pionier, i cili në vitin 1996 konceptoi softuerin për njohjen e gjurmëve të gishtërinjve dhe më pas konvertoi të njëjtat algoritme për të identifikuar njerëzit përmes gjurmëve vokale, ose teksteve në e-mail. Nuk është rastësi që bumi në krijimin e tij të dytë – “Autonomia”, që më vonë iu shit Hewlett Packard dhe objekti i gjyqit të gjatë që përfundoi me lirimin e tij- ndodhi pas 11 shtatorit 2001.

Momenti i nxjerrjes së trupit të Mike Lynch nga deti

Programet e patentuara nga kompania e Lynch u bënë instrumenti për të gjurmuar terroristët e Al Kaedës, duke shikuar miliarda të dhëna të mbledhura nga policia dhe spiunët amerikanë dhe britanikë.

Për një nga shumë rastësitë që ndërthuren rreth mbytjes së anijes siciliane, në të cilën spikat vdekja e partnerit të tij Stephen Chamberlain, i vrarë tre ditë më parë në një aksident automobilistik në Angli, Christopher Morvillo ishte gjithashtu i përfshirë në hetimin e sulmit në “Kullat Binjake”. Morvillo, avokati i Lynch, i cili ishte i bllokuar gjithashtu në mjetin lundrues, kishte qenë ndihmës prokuror në Distriktin Jugor të Nju Jorkut, përpara se të merrte punë ligjore si mbrojtës, duke ndjekur prokurorinë në disa nga seancat në rrjetin ndërkombëtar të Osama Bin Ladenit.

Pas shitjes së “Autonomisë”, manjati britanik kishte hyrë në epokën e inteligjencës artificiale me Darktrace - fjalë për fjalë "Dark Trace" - e denjë për një triller-aksion kinematografik, ku dhe partneri i tij Chamberlain duket se ishte pjesë, teksa analizoheshin shifrat kryesore nga MI5, CGHQ, NSA etj.

Përveç ofrimit të ekraneve të fuqishme kibernetike për rrjetet kompjuterike për individët dhe qeveritë, të cilat rritën çmimet e aksioneve pas pushtimit të Ukrainës dhe kërcënimit të hakerëve të Kremlinit, Darktrace është një lider në sistemet e profilizimit të AI: zbulon të dyshuarit e mundshëm duke analizuar sasi të pafundme informacioni .

Aq sa – raportuan disa burime gazetareske – ai ua shiti shërbimet e tij agjentëve izraelitë, për të përgatitur ofensivën kundër Hamasit pas masakrave të 7 tetorit.

Është për t'u habitur që një sipërmarrës kaq i pasur dhe me ndikim në botë, (kompaninë e fundit e shiti 11 miliardë dollarë, për të cilën edhe u hetua dhe gjykua, nga ku doli i pafajshëm), ishte në turne nëpër Mesdhe pa as një truprojë.

Zyrtarisht asnjë nga të mbijetuarit nuk ishte kualifikuar si oficer sigurie. Megjithatë, nuk është për t'u habitur që të mbijetuarit mbahen në izolim sa diskret, aq edhe të hekurt. Sepse pas heshtjes nuk ka vetëm çështje të privatësisë apo nevojë për të ruajtur deponimet para prokurorëve të Termini Imerese në Palermo.

Është e parashikueshme që rikuperimi i telefonit inteligjent dhe kompjuterit personal të Lynch, do të shkaktojë një interes shumë të madh, edhe nëse pritet që ato të blindohen me mbrojtje 007. Një histori kjo e mbytjes së superjahtit, që ndoshta në të ardhmen mund të jetë edhe objekt i një filmi me tematikë konspirative agjenturash dhe qeverish.

Grupi i kërkim-shpëtimit, gjatë operacionit në Porticello

Fillimisht ekipi i kërkim-shpëtimit nxorën nga kuverta e poshtme e jahtit trupat e katër viktimave: bankierit Jonathan Bloomer dhe gruas së tij Judy, avokatit Chris Morvillo dhe gruas së tij Nadam. Ndërkohë gjatë orëve të mbrëmjes së mërkurë (21 Gusht) ata gjetën edhe viktimën e pestë, trupin e miliarderit Mike Lynch. I vetmi trup që u gjet në ujëra pas zhytjes i pajetë, ishte ai i kuzhinierit, pra gjithsej 7 viktima.

Ditën e sotme (22 Gusht) raportohet se kanë filluar kërkimet për personin e fundit të zhdukur, vajzën e miliarderit Mike, tetëmbëdhjetëvjeçaren Hannah. Trupat e viktimave u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Palermo ku dhe do të bëhen autopsitë në ditët në vijim, shkruan “La Repubblica”.

Anija "Bayesian", 56 metra e gjatë, me flamur britanik, ishte ankoruar rreth 700 metra larg Porticellos, një qytet bregdetar disa kilometra larg Palermos - kur u godit nga një stuhi mëngjesin e 19 gushtit. Pesëmbëdhjetë njerëz u shpëtuan, përfshi dhe një fëmijë një vjeçar. Madje u publikuan edhe bayesian-ne-bregun-e-sicilise-mes-te-zhdukurve-presidenti-i-morgan-manjati-i-jahteve-lynch-dhe-familjaret-e-tyre">pamjet filmike nga një kamera sigurie e një banese pranë bregut, teksa anija përpihej nga stuhia në më pak se një minutë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

Media britanike 'The Times': Shqipëria, një nga destinacionet perfekte për të kaluar pushimet

Media britanike 'The Times': Shqipëria, një nga destinacionet perfekte për të kaluar pushimet