Nga Arbana Osmani, Angela Martini dhe... princeshë Elia/ Personazhet e njohur që guxuan për të shkruar një libër për këtë panair

Nga Arbana Osmani, Angela Martini dhe... princeshë Elia/ Personazhet e njohur që guxuan për të shkruar një libër për këtë panair

TIRANE- Panairi i Librit 'Tirana 2019' i çelur prej disa ditësh në Pallatin e Kongreseve ka sjellë për lexuesit disa vepra nga personazhe të njohura të ekranit shqiptar.

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka sjellë librin e saj për amvisat shqiptare të titullin 'Receta për 5 Minuta' duke sjellë në panair jo vetëm njerëz të apasionuar pas leximit dhe gatimit por edhe fansa të vetë moderatores.

Një tjetër personazh i njohur i ekranit gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu solli librin 'Tirana e Nonës' i cili për ditë me radhë u reklamua jo vetëm në stendën e panairit, por edhe në rrjetet sociale.  Gazetari Andi Bejtja solli librin e tij me poezi  "Atdhe dashuri, me pesëdhjetë poezi t'i thuash të gjitha".

Një libër në këtë panair solli edhe bashkëshortja e princ Leka Zogut, Elia Zaharia një përrallë me ilustrime për Mbretëreshën Geraldinë, me titull 'Trëndafili i Bardhë'. Ndërsa befasoi edhe modelja e njohur me Angela Martini e cila erdhi si autore e librit 'Dashuri, shpresë, dritë'.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë