Në Shëngjin pushuesit nuk do të gjejnë vetëm det.
Pak metra larg ujit, prej 2 ditësh aty po mbahet edicioni i dytë i panairit të Librit nën temën “Letërsia përtej kufijve”.
Shkrimtarë, poetë, botues dhe lexues ishin të pranishëm në aktivitetin që synon ta afrojë kulturën me publikun edhe jashtë hapësirave tradicionale.
Diskutimet u përqendruan edhe tek sfidat që po përballet libri në epokën e teknologjisë. Preç Zogaj dhe botuesi Frano Kulli nënvizuan rëndësinë e debatit mbi të ardhmen e librit dhe mënyrën se si letërsia mund të ruajë hapësirën e saj përballë formave të reja të komunikimit.
"Libri do të mbijetojë sepse nuk mund të vdesë, nuk di të vdesë sepse libri dhe leximi përfaqësojnë sot sfidën më të madhe mendoj unë, të ekzistencës sonë si komb. Po të kemi parasysh se ne kemi mbijetuar në histori në gjuhë dhe është i vetmi që mund ta ruajë dhe mbrojë gjuhën në kushtet e globalizimit dhe inteligjencës artificiale”, tha Zogaj.
“Vlen të kujtojmë se Lezha ka një raport pak special me letërsinë. Po ta fillojmë historinë e letërsisë shqipe do të kalojmë te Fran Bardhi, Fishta, është një lidhje në kohë e deri te ‘Klubi i Letrave’ që ka një produksion letrar të lakmueshëm”, tha Kulli.
Panairi i dytë i librit në Shëngjin solli letërsinë më pranë publikut dhe duke i dhënë sezonit turistik një tjetër dimension, atë të kulturës dhe artit.











Komente
Komento