TIRANË - Biznesmeni italian
Francesko Becchetti, edhe pse ndodhet në arrati, sërisht nuk ndalet nga dëshira për t’u marrë para bankave, nëpërmjet padive civile në gjykatë. Gjykata e Tiranës i ka kthyer mbrapsht një kërkesë civile Becchettit, i cili nëpërmjet kompanisë “Kalivaç Green Energy” i ka kërkuar bankës “Intesa San Paolo” një shumë prej 350 mijë euro.
Në padinë civile, Becchetti ka paditur njëherësh dhe bankën “BANCA IMI”, s.p.a me seli në Milano. Kjo kërkesë e Becchettit nuk është pranuar nga Gjykata e cila ka vendosur të kthejë mbrapsht aktet e padisë civile. Në seancën e datës 2 shkurt 2016, ora 13:30, pala paditëse paraqiti kërkesë paraprake për thirrjen e një personi të tretë dhe me kërkesë të palëve të paditura për t’u njohur dhe për të mbajtur një qëndrim në lidhje me të.
Ndërkohë në seancën e datës 3 mars 2016, pas marrjes së vendimit nga gjykata në lidhje me këte kërkesë, pala paditëse vazhdoi me shpjegimet në lidhje me kërkimet e padisë. Nisur nga kjo situatë nga ana e gjykatës, pasi u dëgjua edhe shpjegimi i përfaqësueses së palës paditëse për kërkimet e padisë, u konstatua se padia kishte të meta në lidhje me saktësimin e figurave të dëmit. Vlera e pretenduar në lidhje me këto figura dëmi, përcaktimi dhe shpjegimi i llojit të dëmit dhe pagimi për të tre këto vlera i taksës prej 1%.
Përfaqësuesja e palës paditëse kërkoi 2 javë kohë për plotësimin e tyre,dhe në këto kushte nga gjykata u vendos ndërprerja e seancës gjyqësore, duke i lënë kohë kësaj pale për këtë arsye deri në datë 17 shkurt 2016.Sërisht në 17 shkurt u paraqitën vetëm përfaqësuesit e palës së paditur, ndërsa pala paditëse nuk u paraqit, me pretendimin se nuk mund të shkonte në gjyq për shkak të gjëndjes shëndetësore.
Edhe pse avokati, kishte munguar në gjykatë, kjo e fundit në vendimin e saj ka argumentuar se plotësimi i të metave të padisë duhej të ishte bërë nga pala paditëse. Ndërkohë në datën 24 shkurt 2016 nuk është paraqitur asnjë nga palët në këtë proces.Shkak i mungesës, së avokatëve është bërë vendimi i Dhomës së Avokatisë për bojkotimin e seancave gjyqëosre.
Mirëpo pavarësisht kësaj, gjykata ka argumentuar se avokatët e Becchettit duhet të kishin plotësuar të metat e padisë brenda këtij afati, dhe sipas gjykatës nuk ka asnjë arsye pse duhej të priste momentin e seances, duke pasur parasysh edhe faktin që,ky afat i është dhënë për herë të dytë. Sipas gjykatës “Kalivaç green energy” nëpërmjet një avokati tjetër mund të kishte plotësuar këto të meta para apo edhe në momentin e fundit të tij, që ishte seanca gjyqësore.
Redaksia Online(E.Ç./shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.2%
-
I keq
21.1%
-
As i mirë as i keq
33.8%
Vota total: 817
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjoba 110 mln € e Becchetit, Malaj: Përmbaruesi privat ka fondet por pret edhe pretendimet e qeverisë shqiptare, Bardhi: Javën tjetër interpelancë me Ramën
18 Nëntor, 12:47
-
SPECIALE/ Çmontohet skema ‘Becchetti!’ Të gjitha provat e Shqipërisë për të zhbërë dënimin 110 milionë euro! Avokati dhe miku demaskojnë korrupsionin në Arbitrazh
10 Nëntor, 13:16
-
Videoskandali / "Biznese dhe para për fëmijët e tyre, si e korruptoi Becchetti Gjykatën e Arbitrazhit”
9 Nëntor, 11:29
-
VIDEO/ Eksperti që ndihmoi Becchettin në Arbitrazh: Gënjeva me raportin, Agon Channel do të falimentonte
8 Nëntor, 22:48
-
Dëshmia e ish avokatit të Becchetti-t: E njihja ish-drejtuesin e gjykatës, më bëri drejtues të Arbitrazhit në Singapor
8 Nëntor, 20:07
-
“Që kur lidh kontrata mendon arbitrazhin”, si zbuloi këshilltari italian i Beccheti të gjithë skemën (VIDEO)
8 Nëntor, 18:36
-
"Becchetti mashtroi dhe bleu gjyqtarët, Shqipëria gjeti provat dhe e çmontoi skemën me hetues privat! Dalin përgjimet, Këshilltari italian zbulon: Kishte në xhep 2 nga 3 arbitrat"
8 Nëntor, 17:18
-
Investigimi i medias: Si Francesco Becchetti manipuloi Gjykatën e Arbitrazhit për vendimin kundër Shqipërisë
8 Nëntor, 14:39
-
Vendimi për Becchettin, Shqipëria paraqet 5 prova korrupsioni në gjykatën belge: Orkestroi skemë korruptive për të manipuluar vendimin e arbitrazhit
1 Nëntor, 18:15
-
Ylli Pata: Riciklimi i përgjimeve të Dibrës
8 Qershor, 19:22
-
'Shqipëria 'narkoshtet'/ 11 deputetë italianë të indinjuar me 'Rai 3', letër të hapur ambasadores së Shqipërisë: Turp për kombin tonë
4 Qershor, 23:20
-
Emisioni i RAI 3 për Shqipërinë, Rama: Baltë e prodhuar në Tiranë! U përdorën si heronj figura të errëta, një non grata, një i dënuar dhe një i arratisur në kërkim nga SPAK
4 Qershor, 14:05