Nga astrologjia na vjen horoskopi
i mëkatit. Ja cilat shenja i pret Ferri

Nga astrologjia na vjen horoskopi<br />i mëkatit. Ja cilat shenja i pret Ferri
Gjithçka bëjmë në jetë do ta paguajmë ose do na shpërblehet në botën tjetër. 

Astrologët na kanë sjellë ndarjet se kujt rrethi të ferrit i përket secila nga shenjat e zodiakut. 

Shikoni më poshtë se cilit rreth i përkisni dhe filloni të reflektoni. 

Ujori- Limbo (rrethi i parë)
Si njeri i pafajshëm dhe i ndershëm që është, ujori s’ka për të hequr shumë. I përket rrethit të parë, limbos që do të thotë “vendi i të harruarve”. Mëkati i ujorit është se nuk ke dashur t’i bindesh asnjë lloj forme spiritualizmi. Tek rrethi i parë i “Ferrit” të Dantes ishin të dënuar të kalonin përjetësinë ateistët, si edhe ata që nuk ishin pagëzuar dot.
 
Dashi- Rrethi i epshorëve (i dyti)
Nëse diçka të bën të ndihesh mirë, do ta bësh patjetër. Nuk ke pasur ndonjëherë për qëllim të lëndosh ndokënd, thjesht s’i mendon gjërat dy herë. Do të bësh qejf edhe pse kjo mund të të shtyrë në telashe. Por të paktën nuk do të mërzitesh: tek rrethi i epshorëve do të dëgjosh kaq shumë histori interesante, si përshembull ajo e Paolos me Francesca-n, që u dashuruan kur ajo ishte e martuar me vëllanë e tij.
 
Peshorja- Rrethi i grykësve (i treti)
Që Peshorja ka qejf të bëjë jetë të mirë, këtë e di çdo person që i përktet peshores. Por ndonjëherë e teprojnë, sepse dëshirat e tyre për ushqim, veshje, pasion, s’kanë të sosur. Nëse ka akoma vend për më shumë, mirë apo keq do ta marrë.
 
Shigjetari- Rrethi i lakmitarëve (i katërti)
Pa marrë parasysh kë mund të ket shkelur rrugës, si intereson sepse nuk mjaftohrt kurrë me jetë qejfi, pasioni, blerjesh… thjesht i do të gjitha. Nëse njerëz të tjerë e shikojnë jetën si dhuratë, shigjetari e shikon si dhuratën personale, ndaj do ta jetoj si ia ka ënda.
 
Gaforrja: Rrethi i zemërimit (i pesti)
Gaforret inatçore dhe grindavece, asnjë rreth nuk i pranon. Kështu që ky është i vetmi vend ku përshtatet, me gjithë ato ulje-ngritjet acaruese të humorit. Aty do ta provojë mbi shpinë atë që u ka bërë të tjerëve gjithë jetën.
 
Demi: Rrethi i heretikëve (i gjashti)
Nuk i nënshtrohet askujt dhe këtë e ka parë si përparësi tek vetja, por për ata lart, është e papranueshme. Flasim për ëngjëjt dhe gjyqtarët e ferrit, por edhe për drejtuesve të cilëve nuk u është bindur sepse demi është qeveri më vete. Kjo mund ta ketë ndihmuar në jetë, por përtej saj nuk do t’ia kalojë edhe aq mirë.
 
Bricjapi: Rrethi i dhunuesve (i shtati)
S’e përmban dot karakterin që ka, ndaj Ferri do ta hidhte në një rreth me të gjithë të papërmbajtshmit si puna e Bricjapit.
 
Luani: Rrethi i mashtruesve (i teti)
Është një njeri i programuar: duket në rregull dhe i ndershëm, por çdo gjë brenda tyre është e bërë me skenar dhe gënjeshtra që i besojnë edhe vetë.
 
Akrepi: Rrethi i tradhtarëve (i nënti)
E luan aq mirë lojën sa askush nuk e kupton dot deri në fund. Akrepit si intereson kush lëndohet rrugës, mendon vetëm qëllimin e tij egoist dhe kaq. Të shikojmë sa mund të bëjnë të njëjtën gjë me djallin, që do ta torturojë në përjetësi.
 
Peshqit: Parajsa
Mos u gëzo, Peshk i vogël. Je munduar tërë jetën të jesh i mirë dhe të dhurosh dashuri, ashtu si ëngjëllushët e tjerë që do të gjesh atje. Por si ëndërrimtar që je, do të fillosh të kërkosh të shikosh diçka më shumë sesa thjesht qiej të kaltër dhe luledele.
 
Binjakët: Pranë Satanasë
Parajsa nuk i do, Ferri jo e jo. Por ke një avantazh: mund të përshtatesh shumë mirë. Ndaj qenia e fundme e Ferrit, djalli, do të donte të të kishte afër dhe do të shkonit shumë mirë me njëri-tjetrin. Me Luçiferin literalisht do ta digjni fare bashkë!
 
Virgjëresha: Purgatori
Virgjëresha është vërtet një prej shenjave më bujare, por kur dikush ia shkel besimin dhe nuk e vlerëson, lëndohet dhe mund të bjerë pre e tundimit për t’u hakërryer. Do të ishte një ligësi jetëshkurtër, pjesa tjetër, pendesë. Kaq analitike sa është, Virgjëresha, Purgatori nuk do të ishte aspak keq për të sepse do të ketë kohë plot për t’i analizuar të gjitha situatat e jetës, fundja a nuk e bën vazhdimisht?

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv