La Liga sot do të presë dy ndeshje shumë ta forta në kampionat. Reali i Madridit do të udhëtojë drejt Deportivos, ndërsa Barcelona do të presë në shtëpi ekipin e Seviljas. Madrilenët nuk kanë se çfarë të humbin në kampionat dhe do të luajnë për statistika duke qëndruar më shumë në mbrojtje të grupit për ndeshjet e Kupës dhe Champions Leagues.
Ndërsa Barcelonën e presin ndeshje shumë të vështira. Pas humbjes me Milanin në mesjavë 2-0, sonte e pret një tjetër ‘ferr’ me Seviljan që i ka hapur gjithmonë punë. Ndërsa në vazhdim duhet të kthejë rezultatin me kuqezinjtë italianë dhe Kupa rezervon një duel titanësh me Realin.
Në Seria A, ndeshja hapëse e javës do të jetë mes ekipeve të Palermos dhe Genoas. Adhuruesit e Premier Leagues ndër të shumë ekipe sot do të shohin në fushë Arsenalin dhe Manchester United. ‘Topcinjtë’ do të luajnë me Aston Villan, ndërsa QPR pret mysafirët nga Manchesteri, të etur për fitore.
Bungesliga vazhdon me 6 ndeshjes, por ajo që spikat më shumë është mes Bayernit të Mynihut dhe Verder Bremenit. Pyetja që shtrojë të gjithë është nëse do të arrijë Bremeni të ndalë ‘bavarezët’. Bayerni luan i qetë këtë ndeshje pas fitores mjaft të vlefshme me Arsenalin në mesjavë në Champions League.
/Shqiptarja.com