Nga Barbi te pistoleta e ujit, ja
lodrat më të shitura ndër vite 

Nga Barbi te pistoleta e ujit, ja<br />lodrat më të shitura ndër vite 
Lodrat janë objekte që kanë shoqëruar fëmijërinë e çdo fëmije. Edhe pse sot sot vendin e tyre e kanë zënë lojrat elektronike, në të vërtetë ato kanë rëndësinë e tyre.
Nëse sheh sot një fëmijë duke luajtur, padyshim ka në dorë një smartphone. Një tablet ose playstation. Një kompjuter. Fëmijwt që luajnë me top, që fshihen për t’u gjetur më pas, që rrotullohen në barin e kopshtit, duken një kujtim i largët. Megjithatë industria e lodrave, atyre që nuk kanë nevojë për Wi-Fi dhe app është ende shumë aktive për të thënë që ekziston ende shpresë për brezat e të ardhmes. Më poshtë po sjellim një listë me lodrat më të shitura ndër vite që pa dyshim do t’iu bëjnë nostalgjikë.

Frisbi
A mund të gjeni diçka më thjeshtë për të luajtur sesa një disk plastic? Mbase asgjë, pasi Frisbi është një lojë mbi të cilën janë bërë shumë kërkime. Të bësh një copë plastikë që të fluturojë nuk ishte e thjeshtë deri kur një shoqëri amerikane ia doli të bënte një fushatë marketingu në vitin 1964, duke e bërë lojën popullore edhe në ditët e sotme.

Kukulla Barbi
Nuk mund të mungonte në listën e lodrave edhe Barbi, kukulla ekselente. E reklamuar nga Mattel e cila të jep mundësinë që kukullës t’i ndërrosh rrobat dhe aksesorët pa asnjë problem. E prodhuar në vitin 1959, nisi suksesi i saj që vazhdon ende sot pavarësisht zhvillimit të teknologjisë.

Ushtarët
Si mund që t’i bësh fëmijët të shkojnë në luftë ? E thjeshtë, t’i lësh të luajnë gjithë ditën me ushtarët lodër. U shpikën në vitet 30 në modele plastike të pozicionuara në mënyra të ndryshme sipa dëshirës së fëmijëve.

Molla 
Mund të duket e çuditshme se si djemve mund t’u pëlqejë kaq shumë të luajnë me një mollë, të shpikur nga një inxhinier në kohën e Luftës së Dytë Botërore, për të kërkuar një teknologji që i bënte më rezistente anijet. Slinky, një mollë e thjeshtë si rrjetë është shitur pafundësisht për aftësinë e saj për zbritur shkallët vetëm si dhe për t’ë krijuar me të figura të ndryshme. 

Lego, montuesit e famshëm
Montuesit e vegjël nuk mund të mungojnë në këtë listë, të cilët të gjithë i kemi mbajtur një herë në dorë. Bëhet fjalë për objekte të vogla të montueshme që u prodhuan në 1958 të cilat ndihmonin fëmijët për të vënë në punë fantazinë duke ndërtuar objekte të ndryshme. Mjafton të kujtojmë që shoqëria që i prodhoi ka shitur deri më sot plot 320 miliardë.

Kubi i Rubikut
Kush prej nesh nuk ka provuar të paktën njëherë të luajë me Kubin e famshëm të krijuar nga Erno Rubik. Në vitin 1980 ai u quajt kubi magjik i ndërtuar nga kuadrate me ngjyra të ndryshme. Të gjithë e kemi provuar sa e vështirë është që ta bëjmë kubin njënngjyrësh. Padyshim është një nga ato lodra që nuk del kurrë nga moda, sidomos nëse nuk di ta zgjidhësh. Herët apo vonë të lind dëshira për ta riprovuar.

Shtëpia e Barbit
Një nga lodrat e bukura që Mattel ka prodhuar është edhe shtëpia e Barbit, një lodër tepër e kushtueshme. Është shtëpia e ëndrrave të Barbit, e ndërtuar fillimisht e gjitha në një dhomë të vetme. Por me suksesin e saj u ndërtua jo vetëm me një dhomë, por me tre kate.

Pistoleta e ujit
Të gjithë i kujtoni likuidatorët e famshëm të ujit. Të prodhuara në forma dhe ngjyra të ndryshme, pistoletat e ujit janë një ndër lodrat më të parapëlqyera të fëmijëve. E ku ka më mirë se të godasësh tjetrin, pa e dëmtuar atë. 


Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve