Ditën e hënë pritet që trajneri i kombëtares Christian Panucci të zyrtarizojë listën e lojtarëve për dy ndeshjet e radhës me Lihtenshtajnin më 2 shtator dhe Maqedoninë më 5 shtator.
E ndërsa pritet që jashtë listës të jenë Bekim Balaj, Taulant Xhaka dhe Ergys Kaçe, janë disa emra të rinj që pritet të afrohen.
Mbrojtësi i Metz-it në Francë Ivan Balliu ka marrë pasaportën shqiptare dhe pritet që të jetë në listë.
Ai është lindur në Spanjë nga prindër shqiptarë, është aktivizuar me skuadrat e moshave të Barcelonës, e gjithashtu edhe me kombëtaret spanjolle U16 dhe U19.
Emri tjetër i ri që pritet që të jetë në listë është Hysen Memolla, mbrojtësi i Hajdukut të Splitit.

Dekreti per dhenien e shtetesise se Ivan Balliut
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com