Edhe pse në kohë lufte për shkak të COVID-19, e në një kohë kur qeveria po përpiqet të ndihmojë shtresat që preken më shumë nga situata e krijuar, përfshirë këtu edhe biznesin e vogël e të mesëm, ka nga ato biznese të mëdha që shkojnë deri aty sa kërkojnë nga shteti subvencionim edhe të fitimit të munguar për këtë periudhë.

Duke folur për heqjen e taksave për biznesin e vogël, në mënyrë që t’i jepet një ndihmë për kalimin e kësaj situate, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se biznesi i madh duhet të tregohet i arsyeshëm, pasi në këtë situatë qeveria dhe bashkia janë duke ndihmuar biznesin e vogël dhe familjet në vështirësi. Veliaj thotë se biznesi i madh mjafton të shesin një nga makinat luksoze që posedojnë, mbajtja e të cilave kërkon minimumi dy paga mujore të një familje të zakonshme shqiptare.

"Nëse je biznes VIP, s'ka sens t'i kërkosh qeverisë fitim të munguar në luftë! Shit makinën! Ndihmat janë për punëtorët që të bënë të pasur!", shkruan Veliaj në Instagram, duke dhënë shifrat se sa makina luksoze ka në kryeqytet.

Në Tiranë ka:
43 Bentley
7 Aston Martin
23 Ferrari
149 Hummer
10 Lamborghini
57 Maseratti
16 Rolls
10 Maybach
20 Corvette
1066 Porsche
403 Range

Fotot arkiv postuar nga kryebashkiaku Veliaj gjatë gjobitjeve nga policia bashkiake për parkime të gabuara