Nëse Januzaj nuk nënshkruan kontratë profesioniste me Manchester Unitedin deri në muajin nëntor, largimi i tij në muajin janar thuhet se është i sigurt.
Komenteve për yllin e United me origjinë shqiptare nga trevat e Kosovës i është bashkuar edhe ish-kryeministri Berisha në Facebook, i cili shkruan “Ky është Adnan Januzaj, ylli i futbollit europian. Adnanin, 20 vjeçarin me origjinë shqiptare, që tani luan me Manchester United, të gjithë e kërkojnë.
Po vendosi të shkoje në Brazil unë do të jem me skuadrën e tij, me shpresë dhe besim të madh se pas 5 vjetesh ai do të jetë një yll botëror në ekipin tonë kombëtar në Moske. Për ta përshendetur sot dhe si një xhest krenarie le të shperndajmë foton e tij tek te 23 milione miqtë tanë në mbarë botën dhe t'i urojmë shumë sukses” përfundon Berisha.
d.b/shqiptarja.com