Nga betoni në 'Valltar fluturues',
kush ishte i madhi Rexhep Çeliku

Nga betoni në 'Valltar fluturues',<br />kush ishte i madhi Rexhep Çeliku<br>
Ndarja nga jeta e artistit të madh, Rexhep Çeliku, ka tronditur skenën shqiptare dhe mbarë opinionin publik. Ikja e tij e parakohshme ishte një lajm i kobshëm këtë mëngjes, pasi solisti i Ansamblit të Këngës dhe Valles humbi betejën me sëmundjen e rëndë, duke mbyllur sytë përgjithmonë.

Rexhep Çeliku ia kushtoi jetën e tij skenës dhe valles dhe jo më kot njihet si ‘Valltari fluturues’, pasi me talentin e tij të rrallë i dha jetë dhe zemër këtij zhanri të artit.

Por kush ishte Rexhep Çeliku dhe si arriti të bëhej një aset kaq i paçmuar, me vallet që do mbeten gjatë në mendjen e shqiptarëve, siç mund të përmenden ‘Vallja e Shqipeve’, ‘Vallja Çame’, etj.

Para se të angazhohej me profesionin, që e shndërroi atë në njeriun mjaft të dashur për publiku, Çeliku ishte një punëtor i thjeshtë ndërtimi. Nga betoni, me talentin dhe punën e tij të palodhur e të guximshme, ai u kthye në një artist të madh, që bëri jehonë në artin shqiptar, pasi me mjeshtërinë e tij të papërsëritshme mund të kërcente dhe 'në majë të plumbit'. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit