Nga Bjeshkët në veri, te kanionet në Labëri, ëndrrat tona s’përkojnë më me ato të Sali Berishës e Ilir Metës

Nga Bjeshkët në veri, te kanionet në Labëri, ëndrrat tona s’përkojnë më me ato të Sali Berishës e Ilir Metës

Të themi të vërtetën. Cili shqiptar apo shqiptare e 2021 mund ta identifikojë veten apo të përfaqësohet nga stili Sali Berisha dhe Ilir Meta? Me të parin, për shkak të cilësisë së gjuhës së përdorur, urrejtjes me shumicë, e sidomos shpifjeve dhe sajimeve aspak të denja për cilindo njeri të thjeshtë, komshi, koleg, tregtar, nëpunës, mik në facebooku apo një të panjohuri në rrugë, imagjinoni për një lider, drejtues partie, disa herë drejtues Shteti. I dyti, gjithashtu, me kalimin e viteve, në vend që të grumbullonte një eksperiencë, dituri, maturi, ekuilibër, në vend që të bëhej si vera që përmirësohet me kalimin e viteve, po tregon përditë të kundërtën.

Por bota, përgjithësisht, ajo pjesë që nuk është e ndëshkuar nga vuajtjet e luftës, ecën përpara, përmirësohet. Po kështu edhe ne shqiptarët. Nuk jemi të dënuar të bëjmë ecjen mbrapsht. Ja pra. Këta dy liderë politikë, sot janë kapur përdore dhe kërkojnë të kapin sa më shumë shqiptarë të bëjnë ecjen në të shkuarën, në atë që nuk duam ta përjetojmë më. Një popull që ka kaluar 50 vite dikaturë, që përjetoi emigrimin e dhimbshëm të ambasadave dhe të anijeve, nuk mund ta rinjohë sot vetveten tek dy liderë primitivë.

Italia anembanë, Greqia, Gjermania, Franca, Europa, SHBA dhe Kanadaja, përditë e më shumë, si një dallgë e padukshme, por realisht e prekshme, janë dëshmitarë të një integrimi mbresëlënës të shqiptarëve. Në Itali, jemi dëshmitarë: shqiptarët janë mjeshtër në ndërtime, në mirëmbajtje, nëpër piceri e restorante, mjekë e infermierë në spitale, studentë të shkëlqyer, përfaqësues elitarë në arte, mësimdhënie. Kudo në Itali, nga Jugu në Veri, sheh evolucionin dhe revolucionin e madh të shqiptarëve. Nuk ka sektor të mos takosh bashkëatdhetarë dhe sa herë që ndodh fjalët e vendasve janë të jashtëzakonshme.

Atëherë, çfarë kërkojnë nga shqiptarët Sali Berisha dhe Ilir Meta? Si mund të kenë akoma kurajon të pretendojnë prej nesh të mos zhvillohemi, të mos evoluojmë, vetëm pse ata të dy, dukshëm, nuk janë zhvilluar.

Një popull që të ardhmen e sheh kaq të bukur, emocionuese aq sa janë prekëse malet e Bjeshkëve, kenionet e Labërisë, vallet me vibrimet me palat e fustanellës dhe toket mbi opinga. Gratë e burrat që bënë e qendisën xhubletën, pasardhësit e vëllezërve Frashëri, Cajupit, Fishtës, Konicës, Poradecit, Migjenit, Kutelit, Agollit, Kadaresë, si mund të frymëzohen nga ky Sali e ky Ilir demode’. Etika dhe estetika e tyre, tashmë, është e papranueshme.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mond: 20/03/2021 21:53

    Cdo popull zgjedh qeverine qe meriton, nqs Saliu dhe Meta rikthehen, me shendet ti mbajme, do te thote se i meritojme.Nqs shumica e shqiptareve i voton bravo ju qofte! Prisni pastaj Lulin kukull ne zyre dhe ministrat me radhe, muli, dulja, duka, mediu, mesila, albana,grida , salianji, jorida,....etj etj, dhe punet do shkojne vaj, taksa te ulura, rrogat te ngritura !!! Nuk do paguani me as energji as uje as nafte ....hahahah, ne fakt eshte per te qare jo per te qeshur kur mendon se kush mund te marre ne dore punet!!!

    Përgjigju
  • Aferdita mece: 20/03/2021 09:55

    Të dy keta politikane e kane mbushur kupen. Edi Rama dallon sepse ka me shume pune se llafe dhe respekton Shtetin ligjor. Presim akoma me shume nga Edi Rama. Nga dy të tjeret nuk ke se ca pret vecse të zeza dhe budallalleqe

    Përgjigju
  • Ardian: 20/03/2021 08:38

    E mbrekullushme ....

    Përgjigju
  • Kastrioti: 20/03/2021 06:45

    Ti te takon nje cope toke ne surrel haaaa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!