TIRANË - Pas sekuestros 3.4 milionë dollarë në llogarit bankare të ish-administratorit të borxheve të kompanisë CEZ-Shpërndarje Kastriot Ismailaj, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon të vërë në sekuestro dhe 1 milion dollar amerikan si dhe 2 automjete luksoze në pronësi të Ismailajt i cili hetohet për mashtrim e pastrim parash.
Në kërkesën e depozituar për sekuestro në Gjykatën e Krimeve të Rënda prokuroria ka listuar 2 llogari bankare në vlerën e 18.5 milionë lekë të reja, 940 mijë dollarë amerikanë të gjendura në llogari bankare dhe bono thesari, si edhe dy automjetet Daimler Chrysler dhe Voksvagen Pasat, të regjistruara në emër të Kastriot Ismailaj, administrator i shoqërisë “Adriatic Develoment Corporation LTD”, si edhe familjarëve të tij.
Ky konfiskim, -sqaron akuza, -kërkohet pasi Ismailaj është duke u hetuar në kuadër të ligjit “Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”.
Aktualisht Ismailaj është në masën e sigurisë “arrest në burg” në vijim të një hetimi që po zhvillohet nga Prokuroria e Tiranës për veprat penale të “Mashtrimit me pasoja tё rёnda tё kryer nё bashkёpunim” dhe “pastrimit tё produkteve tё veprёs penale”.
Rreth një muaj më parë sekuestro është kërkuar dhe për pasurinë në vlerën e 3.4 milionë dollarëve të cilat Ismailaj i kishte në llogari bankare dhe në total sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda pasuria e cila i sekuestrohet ish-administratorit të borxheve në CEZ në zbatim të ligjit Antimafia arrin në 4.3 milion dollar dhe 450 mijë euro dhe 2 automjete.
Në të njëjtin material akuza hedh dritë mbi veprimtarinë e jashtëligjshme të Ismailajt i cili ka administruar dhe një sërë kompanish të tjera dhe me anë të mashtrimit ka mundur të përfitoj rreth 5 milion euro.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO