Nga Budapesti...Vendalinjtë e quajnë veten 'magjiar', gati-gati si diçka magjike, diçka që lidhet me magjypët

Nga Budapesti...Vendalinjtë e quajnë veten 'magjiar', gati-gati si diçka magjike, diçka që lidhet me magjypët

Nuk gjej dot një mbiemër apo epitet t’ia vë këtij qyteti. Gjithësesi, do ta përshkruaj ashtu siç e përjetova, me ndalesën e parë në Bazilikën e Shën Stefanit, e quajtur kështu për nder të mbretit të parë të Hungarisë. Sidomos në vigjilie të këmbimit të viteve njerëzit bëhen më besimtarë, duket. Rradha me turistë është e gjatë, ca besimtarë, e ca kureshtarë për këtë bazilikë kaq të famshme. Përpara bazilikës sheshi gëlon nga tezgat me shitës ambulantë që nuk kanë asgjë të përbashkët me Shitësen e vogël të shkrepëseve ndonëse po aq ftohtë bën në Budapest. Magjiarë dhe turistë pinë palinka, një pije e ngjashme fort me rakinë moskat. Ca të tjerë hanë pite komplet të palezetshme, për shijet e mia, e ca të tjerë akoma strudel. Mos e provoni strudelin hungarez, por nëse e provoni mos u ankoni. Sheshi duket i “dehur” nga birra, vera e nxehtë dhe Unicum-i unik i Hungarisë. Dhe meqë jemi tek ushqimi. Mos e lini pa provuar gulashin (goulash) qoftë supë, apo gjellë që në fakt i ngjan për nga shija mishit jahni.

Ajo që më bën përshtypje janë hotelet që dikur kanë qenë ose banka, ose agjenci sigurimesh. Ah ndryshon puna tek ne. Ne edhe një hotel të “hajrit” që kishim po e kthejmë në bankë. Se për pak më doli nga mendja, Ritz Carlton-i famshëm aktualisht ka zënë vendin e zyrave të policisë dhe hetuesisë dhe askush nuk duket i shqetësuar madje njerëzit janë shumë të kënaqur të paguajnë shuma të majme për të fjetur në këtë ndërtesë.

Rruga Vaci (ose Vaci utsa) është vendi ku turistët nxitojnë të blejnë souvenirë të lirë të çmime të shtrenjta dhe sa më të shtrenjta. Kur udhëtoni për në Hungari merrni me vete forinta. Do ta keni më të lehtë të bëni veprime monetare dhe do ta “hani” më pak nga populli hungarez në shërbim. Gjithashtu, mos prisni një shërbim të ngjashëm me atë që jeni mësuar të merrni në Turqi nëpër resort-e. Këtu zgjat monedhën, bëj pagesën dhe kaq.

Budapesti nuk mund t’i shpëtonte trendit modern të rrotës. Po mos u çudisni. Në mes të sheshit Elisabet është vendosur një rrotë e ngjashme me Lodrat e Elbasanit, më shumë sesa me “syrin” e Londrës. Ndonëse hungarezëve u pëlqen të krenohen shumë me të, ai (ose ajo) u jep mundësi turistëve ta shohin Budapestin nga lart dhe në lëvizjve. Meqë jemi tek Elisabeta, ose sic njihet ajo për shumicën Sisi, vendalinjtë thonë se ajo në fakt quhej Shishi, pra me “sh” dhe jo me “s”. Unë këtu nuk kundërshtova (ndonëse e kam zakon).

Destinacioni tjetër me rëndësi të posaçme për mua është kisha e Mat(h)iasit. Në kodër që në mëngjes gëlojnë turistët që dëshirojnë të hyjnë në këtë kishë, si edhe të shohin rrethinat e asaj që njihet si Bastjoni I Peshkatarëve, dikur sheshi ka qenë treg. Në shesh rrotullohen muzikantë të mirëfilltë, aspirantë dhe sharlatanë që u bien instrumentave në kërkim të shpërblimit monetar me forinta, por edhe eurot janë të mirëpritura (sa kohë nuk pret kusur).

Në të njëjtin shesh tashmë ka bërë vend edhe restoranti i të famshmit kuzhinier, apo chef britanik me emrin Jamie Oliver.

Mos u largoni pa blerë ca kartolina “vintage”. Nga Budapesti me dashuri. Por mos anashkaloni “specin”. Paprika e famshme gjendet në çdo kartolinë, njësoj si kishat e urat e Budapestit, sepse ushqimi është i shenjtë.

Në të njëjtën kodër ku gjendet kisha e Matiasit, bastion i Peshkatarëve, pallati Presidencial gjendet edhe Pallati Mbretëror sot seli e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe nëse je i apasionuar pas pikturës ky është një vend që duhet vizituar.

Po kështu edhe Muzeu i Arteve të Bukura në krah të Sheshit të Martirëve.

Por edhe përgjatë lumit Danub gjenden skulptura tepër interesante, duke nisur nga një statujë e Shekspirit, tek “Vajza me qen”, “Piktori”, “Evi” etj dhe mos harro çdo hotel me pesë yje dikur ka qenë bankë ose agjenci sigurimesh.

Nëse je i apasionuar pas ëmbëlsirave por edhe pas historisë mbaj radhë tek kafene-pasticeri Gerbo, ose tek New York Café, që konsiderohet si kafeneja më e bukur në botë dikur strehë artistësh e poetësh.

Mos u largo nga Budapesti pa shkuar në një restorant ku luhet muzikë tradiconale e hahen turshi të ëmbla.

Dhe në fund po t’i numërosh bëhen disa gjëra për të cilat ia vlen ta vizitosh Budapestin.

Sigurisht edhe një shëtitje me anije në Danub, me kufje nga ku zëri i folësit herë vjen e herë ikën, tregon se ia vlen barra qiranë, sidomos në një vend si Budapesti, ku dikur për të kaluar nga Buda në Pest duhej një javë, dhe kjo nëse ia vlente “barra qiranë“.

Pra, nga Budapesti…

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albi: 09/01/2020 15:46

    vendalinjte e quajne veten magjiar, gati gati si dicka magjike dicka qe lidhet me magjypet....po turp nuk te vjen o Evis Cerga? mire qe s'ke lidhje me historine por pse publikon nje artikull ku shprehesh si te ishe ne nje bar magjypesh? Lexo pak e do kuptosh qe hungarezet ( magjiaret) s'kane asnje lidhje me magjypet....s'ka ngel medioker pa publikuar artikuj ne masmedia ne kete kohe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë