Nga Carlo Bollino/Parku i lodrave
ja pse kjo protestë ka hipokrizi
Mobilizimi politik kundër ndërtimit të këndit të lodrave në parkun e liqenit artificial fsheh një hipokrizi që në fund të fundit të lodh.
Mobilizimi politik kundër ndërtimit të këndit të lodrave në parkun e liqenit artificial fsheh një hipokrizi që në fund të fundit të lodh. Shqipëria është e dërrmuar prej vitesh nga ndotja mjedisore e shkaktuar nga fabrika që prodhojnë pa filtra, nga puset e naftës (duke filluar që nga ata shtetërorët) që nxjerrin pa asnjë masë mbrojtje, që nga punishtet e lëkurëve që hedhin në mjedis solucione helmuese vdekjeprurëse, që nga importi i makinave dhe autobusëve aq ndotës sa janë deklaruar të jashtëligjshëm në çdo vend të Europës, që nga menaxhimi inekzistent i mbetjeve urbane, që nga derdhja në lumenj i ujërave të zeza të institucioneve publike dhe vilave private, deri te një shtrirje e pamatë e ndërtimeve pa leje (dhe lista mund të vazhdonte gjatë). E megjithatë nuk mbahet mend asnjë veprim i vetëm social kundër këtyre fenomeneve korrupsioni mjedisor që vazhdojnë të pashqetësuar prej dy dekadash.
Nuk kujtohet as ndonjë protestë kundër masakrës së pyjeve shqiptare, të zhvilluar qetë qetë në pyjet e veriut të Shqipërisë dhe as mbahet mend një projektligj i propozuar nga PD për t’i shpëtuar. Papritur “shoqëria civile” rizbulohet ambjentaliste dhe sulet kundër parkut të lodrave dhe proteston prej disa ditësh kundër rripit të çimentos të gjërë rreth 70 centimetra, që shërben si bazë në këndin e lodrave. Sapo përfundon protesta, të gjithë shkojnë e ulen në lokalet (ndërtime me tulla e çimento) të ngritura po brenda parkut, të ndjekur nga deputetë e këshilltarë të PD-së. Kjo hipokrizi duket se ka bërë të lindë betoni i djathtë (i lejuar) dhe betoni i majtë (i ndaluar).
Akoma më hipokrite është tentativa e PD-së për t’u infiltruar në protestën e “shoqërisë civile-papritur ambjentaliste”; sepse mes shumë formash populiste të mundshme, përse të mos shfrytëzojmë dhe protestat e të tjerëve? PD ka qenë në krye të qeverisjes së vendit për tetë vite dhe në krye të Tiranës për katër vite, deri në qershor të 1 vite më parë: Nuk ka mbjellë një pemë në gjithë vendin, por përkundrazi, lejoi që çimentoja të bllokonte edhe kolektorët e shkarkimeve. Nuk ka bërë asnjë hap për të mbrojtur nga spekulimet klienteliste brigjet tona, pyjet tona, peisazhet tona, ujërat tona, oksigjenin tonë.
Nuk lëvizi as një gisht për të zgjidhur këtu në Tiranë problemin e trafikut (që gjeneron ndotje vdekjeprurëse) dhe as atë gjigand të Sharrës, që çdo ditë hedh në ajër tonelata dioksinë, një helm në pluhur që shkakton kancer. I vetmi gjelbërim që PD diti të inkurajojë, ishin kultivimet e marijuanës, duke shkaktuar një ndotje akoma më të rëndë: atë morale e ligjore. Pasi ka parë dhe kontribuuar për nëntë vite në shkatërrimin total të mjedisit në vend, me çfarë morali sot liderët e Partisë Demokratike protestojnë (duke përdorur deri përleshje fizike) kundër ndërtimit të parkut të lodrave për fëmijë?
Pastaj është një pyetje themelore të cilës ambjentalistët dhe PD nuk i përgjigjen: në të gjithë botën e civilizuar këndet e lodrave për fëmijë ngrihen brenda parqeve, sepse aty ku ka oksigjen duhet të luajnë fëmijët. Tirana nuk ka një park lodrash, veç makinave elektrike brenda TEG apo City Park. A kanë të drejtë fëmijët e Tiranës të kenë një park lodrash në ajër të pastër? Në mos, si dhe ku e imagjinojnë PD dhe ambjentalistët një park lodrash në Tiranë e shekullit XXI?
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7400
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ilir Yzeiri: Amnistia dhe sqarimi i (pa)nevojshëm i Bolinos
27 Tetor, 10:40
-
Carlo Bollino: Duhet një amnisti? Një sqarim për ata që e kritikojnë pa e lexuar (ose nuk duhet ta kuptojnë) pyetjen time
26 Tetor, 17:16
-
Carlo Bollino: SPAK dhe Amnisti: Një rrugë e mundshme për një drejtësi të pranueshme dhe paqe politike?
25 Tetor, 14:53
-
Carlo Bollino ironizon familjen Berisha: Përpara më etiketonin si ''fashisto-komunist'', tani jam ''peng'' por njëkohësisht edhe ''anëtar'' i SPAK!! Ata janë komplet në panik, i mirëkuptoj
20 Shtator, 12:27
-
Carlo Bollino: Berisha nuk meriton të fitojë zgjedhje jo vetëm se është i korruptuar, por mbi të gjitha se ka mbetur një diktator!
19 Shtator, 16:56
-
Berisha në sulm: Bollino është anëtar i organizatës kriminale të SPAK! Bollino i përgjigjet: E vlerësoj, por jam thjesht një gazetar i fakteve!
18 Shtator, 17:17
-
Carlo Bollino: ''Vakëf'' dhe ''VKM e personalizuar'', Berisha dhe dhëndri do të përgjigjen penalisht për shpifjet e presionet ndaj meje!
11 Shtator, 21:09
-
Carlo Bollino: Opozita në duart e Berishës dhe rrjeta e merimangës që po e çon drejt humbjes së dhjetë
9 Shtator, 19:07
-
Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste
5 Gusht, 16:08
-
Carlo Bollino: Mbyllja e “Gazetës Shqiptare”, pak hipokrizi, por shumë histori e vlera ikin me të
1 Gusht, 20:01
-
Carlo Bollino: Nga Franca paralajmërim për Berishën, populli mund të bashkohet kundër opozitës kur e konsideron më të rrezikshme se qeverinë
9 Korrik, 13:16
-
Carlo Bollino: Onkologjiku një akuzë për të gjithë, por dhe detyrim për ndryshim!
27 Qershor, 18:27