Ministrija e Jashtme Olta Xhaçka ka publikuar pamjet e eksodit të shqiptarëve drejt Italisë 30 vite më parë, të cilat tronditën botën mbarë.
Në videon e publikuar nga ministrja, janë edhe dëshmitë e disa prej shqiptarëve të cilët emigruan në vitet '90, dhe që sot në Itali kanë krijuar një histori suksesi. Ndër to është tenori i njohur Saimir Pirgu, i cili thekson se shkoi në Itali me ëndrrën për tu bërë tenor, dhe sot është duke xhiruar filmin Traviata.
Xhaçka thekson se ajo që s’ka ndryshuar është ndjenja e mirënjohjes për Italinë e popullin italian që hapën dyert në orën tonë të dëshpërimit.
'Këto pamje që tronditën botën mbarë, janë ngulitur fort në kujtesën e të gjithë atyre që i jetuan. Shumëçka ka ndryshuar nga ajo kohë. Shqipëria nuk është ajo e 30 viteve më parë. Komuniteti shqiptar në Itali është sot një histori suksesi. Por ajo që s’ka ndryshuar është ndjenja e mirënjohjes për Italinë e popullin italian që hapën dyert në orën tonë të dëshpërimit.'- shkruan Xhaçka.
Në Durrës jane bërë buste e memoriale pa kuptim, që si përkasin fare qytetit. Nuk është bërë akoma nje memorial per rinine e Durresit dhe te gjithë Shqipërise të larguar me eksodet.
PërgjigjuOre,kush më thotë :..Anija Vlora,me gjithë Flotën Detare të Shqipërisë Socialiste, çfarë fundi ka pësuar??!!Ku janë?!Ku shkoi gjithë ajo Pasuri e Popullit Shqiptar?!Kush ka mbajtur e do mbajë përgjegjësi?!
Përgjigju